Connect with Us

Tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti kritika të forta qeverisë, tregon si duhet vepruar

Kronika

Tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti kritika të forta qeverisë, tregon si duhet vepruar

Publikuar

-

Inxhinieri Shkëlqim Beqo është shprehur sot se pas inspektimeve që ai ka kryer në terren rezulton se 80 për qind e objekteve janë të riparueshme dhe nuk ka nevojë për panik.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në “Neës24”, ai hodhi kritika për masat e marra, ku shtoi se strukturat shtetërore janë të vonuara. Sipas tij, puna në terren duhet të kishte filluar me kohë dhe grupet inxhinierike të thirreshin me urgjencë nga strukturat shtetërore.

“Kam qenë në terren çdo minutë. Dëmet janë të konsiderueshme, jo pa zgjidhje dhe jo kaq dramatike sa paraqitet situata. Unë mendoj kështu: E para duhet të bëhej  angazhimi i inxhinierëve që janë në treg dha ata që janë në pension.  Të thirret e gjithë rezerva inxhinierike që ne kemi. Unë kam studio të projektimit dhe nuk po ja dal me miq dhe me shokë tek objektet që kemi inspektuar ne. Nuk kam pasur probleme në objektet e mia.”-tha Shkëlqim Beqo.

Më tej, ai tregoi se zonat që ka inspektuar janë në Shijak, Kavajë, zonën te Pishat e Buta dhe Qerreti, ku theksoi se “Kam konstatuar  se dëmet janë 80 për qind janë të riparueshme. Çdo inxhinier duhet për t’i dhënë përvojën më të rinjve: për këtë defekt duhet të veprosh kështu.”.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Një “tërmet” që mund ta kishim evituar

Çfarë të përbashkëta keni gjetur mes dy tërmeteve, ai i ’79 dhe i 26 nëntorit?

I pyetur se çfarë të përbashkëte ka pasur mes tërmetit të vitit ’79 dhe atij të 26 nëntorit, Shkëlqim Beqo tha se “Sa i përket çarjeve në mure është i njëjti fenomen, por në atë kohë bëmë inspektimet e mundshme.  Në ’79 është bërë shumë bukur. Grupet e punës filluan nga më e kollajta. Riparoje dhe të hyjnë njerëzit brenda. Jemi të vonuar në ndërhyrje. Duhet të thirren të gjithë specialistë shqiptarë, që në vend që të punojnë për 5 lekë në Mal të Zi të kthehen këtu. E para duhet bërë një broshurë udhëzuese nga A-ZH-ja. Banesat janë ndërtuar me atë që thotë populli “shto ujë e shto miell”. Ti menjëherë duhet të ngresh ekipet e bashkive dhe prandaj them se duhet të shoqërohet me inxhinierë sepse ka shumë specialistë shqiptarë, dhe jo të rrinë e të shesin fara luledielli dhe të papunë. Këtu duhet të merret dhe të bëhet vlerësimi.”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga grabitja e argjendarisë në Elbasan/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Publikuar

-

Nga

Policia jep detajet e para për grabitjen e argjendarisë që ndodhej rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Pasi ka marrë një sasi bizhuterish, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Blutë raportojnë se kanë identifikuar dhe kanë shpallur në kërkim autorin që grabiti agjendarinë, në pronësi të shtetases me iniciale A.B.

“Idetifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes të ndodhur mesditën e sotem në Elbasan, vijon puna për kapjen e tij.

Në lgjen “Aqif Pasha” Elbasan, një person ka hyrë në një agjendari në pronësi të shtetases A.B., dhe dyshohet se nën kërcënimin e armës ka vjedhur një sasi bizhuterish.

Me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë forcat “Shqiponjat”, Patrullat e Përgjithshme si dhe specialistët e Hetimit të Krimit, ku falë reagimit të shpejtë dhe profesional u bë e mundur idetifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Video/ Pesë vite dështime të qeverisë Rama

LEXO EDHE:  Kokëdhima: Qeveria punon kundër popullit

Ndërkohë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, arma pistoletë që është përdorur për vjedhje./ CNA.al

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Nuk e vrau RENEA”/ Ekspertiza mjekoligjore zbulon të vërteten mbi vrasjen e Kacifas

Publikuar

-

Nga

Kostandin Kacifas, njeriu që në 28 tetor 2018 ditën e dëshmorëve të Greqisë, ka qëlluar me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat të Gjirokastrës, rezulton të mos jetë vrarë nga forcat e RENEA-s, por të ketë kryer vetëvrasje.

Një konstatim i tillë është kryer nga ekspertët mjeko-ligjorë të policisë shkencore por dhe gjatë hetimeve të kryera nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, ku dosja prej muajit janar 2020 është transferuar pikërisht në këtë prokurori.

Nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës ka rezultuar se Kacifas, ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër ka në pjesën e gjoksit.

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas, ka kryer vetëvrasje. Kjo pasi ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qënë me puthitje, duke argumentuar se ka qënë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas, është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirjeve të vazhdueshme me autoporlant nga negociatorët e RENEA-s,  Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

LEXO EDHE:  Video/ Pesë vite dështime të qeverisë Rama

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Qeveria luan buxhetin në kumar 

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të marë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se vetë personi Kostandinos Kacifas, i rrethuar nga policia ka qëlluar veten me automatik, duke kryer vetëvrasje.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokatrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtomore e festës kombëtare  të Greqisë, JO-së greke ndaj ultimatumit të Benito Musolinit, ndodhi një incident i rëndë. Një minoritar, i quajtur Kostandin Kacifa, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhënieve mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetii ai nuk është qëlluar nga forcat special të policisë shqiptare por ka vrarë veten në ditën e festës kombëtare të Greqisë./ Shqiptarja.com

LEXO TE PLOTE

Kronika

Grabitet argjendaria në mes të ditës/ Ngjarja pranë Drejtorisë së Policisë

Publikuar

-

Nga

Një argjendari në Elbasan ka rënë pre e grabitjes mesditën e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, rreth 15 metra larg Drejtorisë së Policisë në Elbasan.

Burimet bëjnë të ditur se një person i maskuar dhe i armatosur është futur në argjendari dhe ka kërcënuar shitësen. Sipas të dhënave të para autori ka marrë një sasi bizhuterish, vlera e të cilave ende nuk dihet.

LEXO EDHE:  Kokëdhima: Qeveria punon kundër popullit

LEXO EDHE:  Vijojnë kërkimet/ Rreth 15 persona të tjerë nën rrënoja

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE