Connect with Us

SHBA, eksperimentohen operacionet e para kirurgjikale, ku pacientit i ndalet përkohësisht zemra

Blog

SHBA, eksperimentohen operacionet e para kirurgjikale, ku pacientit i ndalet përkohësisht zemra

Publikuar

-

Një grup kirurgësh në Merilend të Shteteve të Bashkuara, po eksperimentojnë një sistem të ri operimi, ku ndalet përkohësisht zemra e pacientëve që vuajnë nga një sëmundje kritike, m synim shpëtimin e jetës së tyre. Dhe si e bëjnë ata këtë? Bazohen në një parim të ngjashëm me rënien e kafshëve në një gjumë letargjik.

Rezultatet e këtyre eksperimenteve, nuk janë publikuar ende në ndonjë revistë shkencore. Por drejtuesi i eksperimentit, Samuel Tisherman, deklaroi për “New Scientist”, se janë shënuar disa përparime, pa ofruar të dhëna konkrete se sa nga pacientët, që i janë nënshtruar kësaj metode kanë arritur të mbijetojnë.

Ai theksoi se kjo metodë përdoret ekskluzivisht për raste mjekësore të dëshpëruar, ku shkalla e mbijetesës është shumë e ulët. Tisherman është profesor në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Merilendit. Ai shpjegoi se ka vendosi deri tani të paktën një pacient në një “animim të pezulluar”, një praktikë që është hipotezuar prej kohësh se ngadalëson funksionet normale jetësore, por pa shkaktuar vdekje.

Gjithsesi, eksperimentet e kryra deri tani ndaj llojeve të ndryshme të kafshëve, nuk kanë sjellë rezultate shumë bindëse, aq sa kjo teknikë duket për momentin më pranë fantashkencës, sesa realitetit. “Animacioni i pezulluar”, mund të përdoret për udhëtime të gjata në hapësirë, ashtu siç është parë në disa filma, ku astronautët qëndrojnë në një gjendje të pavetëdijshme për vite me rradhë, derikur arrijnë në destinacionin e tyre.

Në spitalin e Baltimorës, ku punojnë Tisherman dhe kolegët e tij, kjo teknikë po testohet për të fituar disa orë kohë, të dobishme për kryerjen e operacioneve kirurgjikale, sqë do të ishin ta pamundura të kryhen në ato pak minuta jetë që u mbeten pacientëve, që shkojnë në spital në gjendje tepër të rëndë shëndetësore, zakonisht për shkak të ngjarjeve traumatike si plagët me armë zjarri, apo një arrest kardiak.

Pacientët e kësaj kategorie, mbërrijnë zakonisht në spital me një hemoragji të rëndë, dhe nuk kanë gjasa që të mbijetojnë, ndërsa kirurgët kanë vetëm disa minuta në dispozicion. Tisherman aplikon një teknikë të testuar tashmë nga kolegët e tjerë në të kaluarën, të quajtur “konservim dhe reanimim emergjent” (EPR).

Temperatura e trupit të pacientëve, çohet me shpejtësi nga 37 °C që është normalja në 10-15 ° C, përmes futjes në vena të kripës së ftohtë, për të zëvendësuar gjakun e tyre. Në këto kushte, aktiviteti në trurin e pacientit ndalet thuajse plotësisht. Ai dërgohet më pas në sallën e operacionit, dhe i nënshtrohet operacionit.

LEXO EDHE:  Presidenti vlerëson Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Në vend se të kenë vetëm disa minuta për të operuar, kirurgët kanë disa orë në dispozicion për operacionin. Në fund, pacientët ringrohen me transfuzione gjaku, dhe reanimohen për të riaktivizuar aktivitetin e muskujve të zemrës. Trupi ynë, ka një temperaturë konstante rreth 37 ° C, gjendje në të cilën qelizat prodhojnë energji, falë oksigjenit që marrin nga qarkullimi i gjakut. Në mungesë të oksigjenit, truri mbijeton maksimumi 5 minuta, para se të pësojë dëme të pariparueshme. Sipas Tisherman dhe studiuesve të tjerë, që kanë studiuar prej vitesh “animacionin e pezulluar”, ulja e temperaturës së trupit në më pak se 20 °C, mund të ngadalësojë aktivitetet e qelizave, duke bërë që ato të kenë nevojë për më pak oksigjen.

Pas dështimeve të shumta, disa vjet më parë një grup studiuesish treguan mundësinë e aplikimit të “animimit të pezulluar” tek disa derra me trauma serioze dhe në kushte kritike shëndetësore, duke i garantuar rreth 3 orë më shumë kohë, për të kryer operacionin kirurgjikal që i shpëtoi jetën.

Tisherman thotë për “New Scientist”, se ai mendonte se ishte koha për të provuar të njëjtën teknikë me pacientët njerëz. “Tani po e bëjmë këtë, dhe ndërsa po vazhdojmë me eksperimentimin, po mësojmë shumë gjëra. Pasi të kemi testuar fizibilitetin, ne mund të zgjasim shanset e mbijetesës për pacientët, që në rrethana të tjera do të vdisnin. Unë dua që të jetë e qartë një gjë:ne nuk po përpiqemi të dërgojmë ndokënd në Saturn, por të fitojmë ca kohë për të shpëtuar jetë njerëzore”- theksoi shkencëtari.

Ekperimenti ka marrë tashmë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA), agjensia qeveritare amerikane që merret me sigurinë e ilaçeve dhe praktikave mjekësore. Në projekt janë përfshirë banorët e zonës, dhe ai vlen vetëm për ata që kanë trauma serioze, dhe për të cilët nuk do të ishte i mundur asnjë trajtim tjetër.

Nuk dihet se sa kohë një pacient mund t’i nënshtrohet “animacionit të pezulluar”, dhe as nuk ka ndonjë garanci nëse ai mund të rivijë në vete në fund të trajtimit. Më herët, eksperimente të tjera kishin treguar se sa e vështirë ishte rifillimi i qarkullimi të gjakut pa dëmtuar indet./ Il Post.it-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

A mund t’i besojë sërish Evropa Amerikës?

Publikuar

-

Nga

Nga Ivan Krastev “The New York Times”

* Në vitin 1991, gjatë vizitës time të parë në Shtetet e Bashkuara, shkova në Detroit. Pritësit e mi atje, nga Agjensia e Informacionit e Shteteve të Bashkuara, një institucion që tani nuk ekziston më, ishin të vendosur të më tregonin mua dhe bullgarëve të tjerë në grupin tim, jo ​​vetëm Ëndrrën Amerikane, por edhe zhgënjimin amerikan.

Para se të shëtisnim nëpër qytet, u këshilluam se si të silleshim në vende që supozohej se ishin të rrezikshme. Mikpritësit tanë amerikanë ishin të qartë, që nëse ne nuk donim të shndërroheshin në viktima, nuk duhet të silleshim si të tillë. Ecja në mes të rrugës, dhe parja rreth e rrotull me nervozitet me shpresën e gjetjes aty pranë të ndonjë oficeri policie, vetëm sa do të rriste mundësinë e zhytjes në telashe. Ruani veten, theksuan ata.

Që nga zgjedhja president e Donald Trumpit në vitin 2016, ne evropianët kemi ndjekur të njëjtat këshilla, kur është fjala fjalë për politikën ndërkombëtare. Ne jemi të shqetësuar të mos e lejojmë veten të dukemi si viktima, me shpresën se kjo do të na pengojë të mbetemi të bllokuar në një botë të braktisur nga “sherifi” i saj dikur i besueshëm.

Teksa zoti Trump ka fyer institucionet ndërkombëtare, dhe ka braktisur aleatët nga Siria në Gadishullin Korean, politikëbërësit në këtë anë të Atlantikut, e kanë parë veten në përpjekje për të ecur mbi një terren të rrezikshëm.

Nga njëra anë, ata duan të mbrohen nga sjellja e Uashingtonit, që po i kthen shpinën Evropës.

Nga ana tjetër, duan të sigurohen që mbrojtja e tyre, nuk e distancon edhe më tej administratën Trump. Për rrjedhojë, politikat evropiane ndaj Shteteve të Bashkuara, janë luhatur midis madhështisë në lidhje me aftësinë tonë për të bërë gjithçka vetë, dhe panikut duke pretenduar se gjithçka është ashtu si dikur.

Për shembull, shihni reagimin e presidentit francez Emanuel Makron, që tha së fundmi se NATO po hyn “në një gjendje kome”, dhe atë të kancelares gjermane Angela Merkel, që reagoi shpejt, duke këmbëngulur se “NATO mbetet jetike për sigurinë tonë”.

Teksa liderët e vendeve të NATO-s takohen këtë javë në Londër, vëmendja kryesore do të përqendrohet tek mosmarrëveshjet midis zotit Makron dhe zonjës Merkel. Por nën sipërfaqe, po shfaqet një konsensus i ri evropian mbi marrëdhëniet trans-atlantike, dhe kjo përbën një ndryshim të madh.

Deri vonë, shpresat e udhëheqësve evropianë lidhehsin me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Nëse Trump do të humbasë vitin e ardhshëm, besonin ata, bota do të kthehej disi në normalitet. Kjo qasje ka ndryshuar. Ndërsa qeveritë evropiane miqësore me Trumpin, si ato në Poloni dhe Hungari, kryesojnë ende sondazhet, dhe urojnë që Trump të fitojë edhe një mandat tjetër, liberalët evropianë kanë hequr dorë së shpresuari në këtë aspekt.

Nuk është se ata nuk janë më pak të apasionuar pas politikës amerikane. Përkundrazi, ndjekin me vëmendje seancat dëgjimore të impeachment-it në Kongres, dhe luten për shkarkimin e Trumpit. Por ata kanë nisur më në fund ta kuptojnë, se një politikë e jashtme e duhur e Bashkimit Evropian, nuk mund të bazohet tek personi që ndodhet në Shtëpinë e Bardhë.

Si shpjegohet ky ndryshim? Ka të ngjarë që liberalët evropianë, të mos binden më nga vizionet e politikës së jashtme të kandidatëve demokratë, dhe po zbulojnë edhe tek kjo parti tendenca izolacioniste. Evropianët po përpiqen ende të kuptojnë se pse Barak Obama – ndoshta presidenti amerikan me më shumë mendësi evropiane, dhe më i dashur për ta – ishte gjithashtu ndër më pak të interesuarit për Evropën. Të paktën deri sa në krye të vendit erdhi Trump.

LEXO EDHE:  Nuk zbatoi urdhrin e Donald Trump/Si e pësoi Prokurorja e Përgjithshme e SHBA

LEXO EDHE:  Pushtimi i Xhamisë së Madhe të Mekës, ngjarja që shënoi fillimin e terrorizmit islamik

Evropianët, janë ndërkaq të frikësuar nga perspektiva e një përplasje të stilit të Luftës së Ftohtë, midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Një sondazh i kohëve të fundit nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme (ECFR), zbuloi se në konfliktin midis SHBA-së dhe Kinës, shumica e votuesve evropianë duan që të qëndrojnë neutralë, duke gjetur një rrugë të mesme midis dy superfuqive.

Dhe për këtë ka një arsye të fortë:Evropa mbetet e lidhur ekonomikisht me Kinën në mënyra, të cilat nuk duket se vlerësohen nga Uashingtoni. Kjo është parë së fundmi edhe tek përplasjet mbi planet e gjigantit kinez të telekomunikacionit Huauei, për të ndërtuar rrjetet 5G në të gjithë kontinentin.

Por lënë mënjanë këtë aspekt, unë besoj se ka ndodhur një ndryshim edhe më thelbësor: Liberalët evropianë, e kanë kuptuar se demokracia amerikane nuk po prodhon më një politikë konsensuale, me një politikë të jashtme të parashikueshme. Ndryshimi i presidentit, nënkupton jo vetëm një figurë të re në Shtëpinë e Bardhë, por në fakt edhe një regjim të ri.

Edhe sikur demokratët të triumfojnë në presidencialet e 2020-ës, me një president miqësor me Evropën, s’ka asnjë garanci që në vitin 2024 amerikanët nuk do të zgjedhin sërish një president, që ashtu si Trump, do ta shohë Bashkimin Evropian si një armik, dhe do të tentojë vazhdimisht të destabilizojë marrëdhëniet me Evropën.

Vetë-shkatërrimi i konsensusit të politikës së jashtme amerikane, u tregua me forcë jo vetëm gjatë seancave të fundit dëgjimore mbi impeachment-in, por edhe nga fakti që spektri i subversionit rus, nuk provokoi një reagim kundështues bipartizan.

Kur votuesve të Trumpit, iu tha që presidenti rus Vladimir Putin e mbështeti kandidatin e tyre, ata filluan ta admirojnë Putinin, në vend se të braktisnin zotin Trump. Gjatë 70 viteve të shkuara, evropianët e kanë ditur që pavarësisht se kush hynte në Shtëpinë e Bardhë, politika e jashtme e Amerikës dhe përparësitë e saj strategjike, do të ishin të njëjtat.

Sot gjërat kanë ndryshuar. Megjithëse shumica e liderëve evropianë, janë habitur nga komentet rrëqethëse të Makron mbi NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara, ende shumë prej tyre bien dakord me të, se Evropës i duhet më shumë pavarësi në politikën e jashtme. Ata duan që Evropa të zhvillojë aftësitë e veta teknologjike, dhe të zhvillojë aftësitë për operacione ushtarake jashtë kuadrit të NATO-s.

A mundet që samiti i kësaj jave i NATO-s, të ndryshojë gjendjen aktuale të Evropës, kur bëhet fjalë për të ardhmen e marrëdhënieve trans-atlantike? Është më e lehtë të shpresosh, sesa të vesh ndonjë bast për këtë. Pas Luftës së Ftohtë, zv/presidenti amerikan Den Kualj u premtoi evropianëve se “e nesërmja do të jetë më e mirë”. Ai e kishte gabim. Dhe udhëheqësit e Evropës, po e kuptojnë se e ardhmja ishte në fakt e djeshmja më e mirë.

Shënim: Ivan Krastev, është drejtues i Qendrës për Strategji Liberale në Sofie, dhe bashkëpunëtor i vjetër i Institutit për Shkencat Humane në Vjenë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Gropa e Marianeve/ Nga tingujt misteriozë, tek “bisha” e tmerrshme, çfarë ndodh në pikën më të thellë oqeanike në botë

Publikuar

-

Nga

Hapësira mund të jetë “kufiri i fundit”, por jo i vetmi. Oqeanet e botës, janë ende plot mistere dhe forma të çuditshme të jetës. Por asnjë vend nuk është më misterioz se Gropa e Marianeve. Kjo gropë e madhe në Paqësorin Perëndimor, zbulon sekrete të reja sa herë që një eksplorues guxon të zhytet në thellësitë e saj vdekjeprurëse.

Madhësia e gropës

Ajo ka një gjatësi prej 2542 km dhe gjerësi 69 km, dhe një thellësi maksimale 11.034 metra, çka e bën eksplorimin e saj një mision jashtëzakonisht të frikshëm, për shkak të presionit të madh të ujit, dhe formave të pazakonta të specieve që ekzistojnë aty. Gr është teknikisht një territor amerikan, dhe në vitin 2009 presidenti Xhorxh Ë.Bush e shpalli një “monument kombëtar”.

Tingulli misterioz në gropë

Një nga gjërat më të çuditshme në Gropën e Marianeve, nuk është ndonjë përbindësh i frikshëm i detit, por një tingull misterioz “bio-metalik”. Ai është rregjistruar për herë të parë në vitin 2014, nga disa robotë zhytës. Tingulli kompleks, u shfaq disa herë gjatë kohës së kërkimit. Shkencëtarët hipotetizuan, se bëhej fjalë për një balenë të vogël, për të cilën dihet shumë pak.

Vullkanet e çuditshme nënujore

Struktura të tilla natyrore, ekzistojnë brenda Gropës së Marianeve, që ndodhet pikërisht mbi vendin ku pllaka tektonike e Paqësorit shtyn nga poshtë Pllakën e Detit të Filipineve. Kjo e bën këtë zonë një vatër aktive të veprimtarisë vullkanike. Falë nxehtësisë dhe mineraleve të vullkaneve të baltës, studiuesit kanë zbuluar prova të jetës mikrobike edhe në 10 mijë metra thellësi. Ky është një aluzion, se jeta mund të mbijetojë edhe në rrethanat më ekstreme.

Super-peshkaqenët e Gropës së Marianeve

Në vitin 2018, filmi “The Meg” me protagonist aktorin britanik Xhejzën Statam, e njohu botën me hipotezën e ekzistencës së peshkaqenëve gjigantë Megalodon, që ndodhen në Gropën e Marianeve. Por kjo gjë kjo nuk ka gjasa të jetë e vërtetë. Gropa e Marianeve, nuk mund të mbante as teorikisht një krijesë aq të madhe sa Megalodoni.

Tingujt të tjerë misteriozë nga thellësia

LEXO EDHE:  Maqedonia në BE dhe NATO/ SHBA kërkon votën e Francës

LEXO EDHE:  Presidenti vlerëson Ambasadorin Christopher R. Hill me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Në vitin 2016, batiskafi “The Challenger Deep”, po lundronte në thellësinë 10.780. Aparati zbuloi se zona është plot me tinguj që i ngjasojnë një filmi horror. Pra pika më e thellë në oqean është plot me britma, rënkime dhe gjëmime, dhe tingulli i vetën që mund të njihet është ai i një balene apo tërmeti. Por origjina e shumicës së tyre mbetet një mister.

Jeta e çmendur detare e Gropës së Marianeve

Aty poshtë ndodhen ameba relativisht të mëdha, që e kapin dhe e konsumojnë prenë e tyre si të ishin përbindësha. Po ashtu ka shumë krijesa të ndryshme të tejdukshme, dhe bio-lumineshente. Ndërkohë, ka edhe shumë peshq të frikshëm me dhëmbë të mëdhenj.

Sekretet e dyshemesë së oqeanit

Në vitin 2012, regjizori i filmit “Titanik” Xhejms Kameron zbriti me një nëndetëse të vogël në Gropën e Marianeve, dhe kaloi aty poshtë 2 orë e 36 minuta. Aventura e tij, dha disa rezultate shkencore shumë interesante. Ai zbuloi veç të tjerash një ekosistem të çuditshëm të një shtrese bakteriesh, që duket se i mbijetojnë reaksioneve kimike midis ujit dhe shkëmbit.

E gjithë Gropa e Marianeve është një mister gjigand

Çfarë dimë mbi këtë vend? Për momentin, thuajse asgjë. Studiuesit zbulojnë vazhdimisht specie të reja misterioze, dhe e pranojnë hapur se “shumica e gropës dhe zonave përreth saj mbeten një mister i vërtetë”. Gropa e Marianeve është një vend në errësirë totale, shumë i ftohtë, dhe që ka një presione të jashtëzakonshëm nga uji. Ai popullohet nga krijesa të papara në vende të tjera.

Kush është “bisha” më e tmerrshme në Gropën e Marianeve?

Po, natyrisht që janë njerëzit. Në vitin 2019, një zhytës raportoi se zbuloi disa mbështjellëse karamelesh dhe një qese plastike në Gropën e Marianeve, pra në thellësinë 11.034 metra.

Kjo do të thotë që ne kemi arritur tashmë ta ndotim këtë vend. Një grup ekspertësh, vlerësuan në vitin 2017, që zona të caktuara të Gropës së Marianeve, janë më të ndotura se disa nga lumenjtë më të ndotur në Kinë./ Toptenz-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Topolev, çfarë ndodhi me rivalin spektakolar sovjetik të Konkordit anglo-francez?

Publikuar

-

Nga

Kur rivali sovjetik i avionit francez Konkord, u prezantua për herë të parë në “Paris Air Shoë” në vitin 1971, të gjithë u mahnitën. Në garën e fortë se kush do ndërtonte i pari një avion pasagjerësh supersonikë, Bashkimi Sovjetik ishte dukshëm në avantazh.

Presidenti francez Zhorzh Pompidu, e quajti atë “një avion të bukur”. Vetë krijuesit e Konkordit, e pranuan epërsinë e modelit rus. Tupolev Tu-144, dukej se ishte shumë i ngjashëm me rivalen e tij anglo-franceze. Ndaj ai fitoi mënyrë të pashmangshme pseudonimin “Konkordski”, edhe pse ishte disi më ekzotik dhe misterioz.

Dhe rekordi i sovjetikëve në hapësirën ajrore, meritonte respekt. Po atë vit, ata kishin arritur të ulnin sondën e parë hapësinore në planetin Mars, dhe kishin nisur ndërtimin e stacionit të parë hapësinor. Pra sovjetikët dukeshin në një pozitë mjaft të favorshme, për të mposhtur Perëndimin në garën e avionëve supersonikë për pasagjerë.

Por përzierje e mangësive teknike dhe fatit të keq, bëri që Konkordski të shndërrohej shumë shpejt në një nga dështimet më të mëdha të aviacionit civil. Tu-144 fluturoi 2 herë. Për herë të parë më 31 dhjetor 1968, dy muaj para Konkordit, ndërsa realizoi fluturimin e parë supersonik në qershorin e vitit 1969, duke mposhtur perëndimorët me 4 muaj më herët.

Dhe ato nuk ishin fitore të vogla. Amerikanët ishin jashtë garës supersonike. Kongresi i kishte anuluar fondet për një projekt të ngjashëm me Boeing në vitin 1971. Për të mposhtur Konkordin u bënë shumë përpjekje. “Projekti nisi si një garë midis dy sistemeve politike”- thotë Ilia Grinberg, ish-ekspert i aviacionit sovjetik, sot profesor i inxhinierisë në Universitetin e Bufalos në SHBA.

“Pritshmëritë ishin të larta. I gjithë Bashkimi Sovjetik ishte humë krenar për Tu-144”- thekson ai. Të dy avionët ishin qartazi shumë para kohës së tyre. Ndërsa ngjashmëritë e tyre të habitshme, kanë nxitur prej kohësh dyshimet spiunazh.

”Dizajni i Tupolev, nuk ishte produkt i spiunazhit. Megjithëse avionët duken njëlloj, ata janë të ndryshëm me shumë aspekte”- shprehet Grinberg. Tupolev ishte paksa më i madh dhe më i shpejtë se Konkordi. Por tipari i tij më i veçantë ishin krahët, që i siguronin avionit një forcë ngritëse shtesë.

Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në panairin ndërkombëtar të aviacionit në vitin 1971, Tu-144 bëri të njëjtën gjë në vitin 1973. Por këtë herë, për shkak të tragjedisë dhe jo triumfit. Korkodi e përfundoi pa probleme demonstrimin e tij në ajër.

Ndërkohë Tupolev, po kryente disa manovra shumë më të guximshme, me kthesa dhe pikiata që rezultuan të ishin fatale:avioni u shpërtheu dhe u rrëzua në fshatin Gysenvil, duke vrarë 6 personat që ndodheshin në bord, dhe 8 të tjerë në tokë. Një teori konspirative, pretendon se Tupolev u rrëzua për të shmangur përplasjen me një avion luftarak francez Mirage, që po përpiqej ta fotografonte.

LEXO EDHE:  Pushtimi i Xhamisë së Madhe të Mekës, ngjarja që shënoi fillimin e terrorizmit islamik

LEXO EDHE:  Video- Ndiqni live eklipsin e diellit në SHBA

Por Grinberg e hedh poshtë këtë hipotezë. Mirage, nuk kishte fare lidhje me atë përplasje. Ai ishte një spekulim për të larguar vëmendjen nga shkaku i vërtetë, që ishte një manovrim i fortë i Tu-144, që i tejkaloi kufijtë e lejueshëm të stresit, thekson eksperti rus.

Pamjet e përplasjes, tregojnë se nën presionin e madh, krahët u këputën. “Pilotët u përpoqën të mahnitnin publikun dhe shtypin botëror, për të treguar se avioni sovjetik mund të ishte ‘më seksi’, sesa shfaqja më konservatore e Konkordit. Kjo është shumë e qartë edhe nga pamjet”- vijon më tej ai.

Ajo ngjarje ishte nisja e një spirale rënëse, nga e cila Tu-144 nuk e mori veten kurrë. Aksidenti i Parisit e vonoi me 4 vjet programin sovjetik, duke i dhënë mundësi Konkordit të hynte i pari në shërbim të transportit civil. Kur më në fund nisi të transportonte pasagjerë në vitin 1977, Tu-144, rezultoi të ishte problematik, i prirur të çahej në ajër, dhe në bord dëgjohej shumë zhurmë.

Tu-144 shërbente në linjën 2-orëshe midis Moskës dhe Alma Atës, kryeqyteti i Kazakistanit. Itinerari ishte zgjedhur qëllimisht, pasi kalonte nëpër zona me një popullsi të paktë. Shërbimi u anulua pas gjashtë muajsh.

“Në përgjithesi, vendi ynë nuk ishte gati të përdorte avionë të tillë. Ai avion kishte probleme me ndërlidhjen, nuk ishte ekonomik, dhe tek e fundit nuk kishte ndonjë nevojë reale për transportin e udhëtarëve me një shpejtësi të lartë”- mendon Grinberg.

Tu-144 ishte gati duke dalë nga përdorimi, kur ndodhi një tjetër aksident fatal. Më 23 maj 1978, njëri nga këta avionë mori zjarr në afërsi Moskës, dhe kreu një ulje emergjente gjatë së cilës u vranë 2 inxhinierë fluturimi. Edhe pse aksidenti, solli një ndalim të plotë të fluturimeve me pasagjerë, arsyeja e vërtetë e rrëzimit të avionit ishte diku tjetër.

“Udhëheqja sovjetike e humbi interesin mbi këtë program. Nuk kishte asnjë stimul ekonomik për ta përdorur atë në tregjet e brendshme sovjetike”- thekson Grinberg. Gjatë viteve që pasuan, avioni u tërhoq në heshtje nga përdorimi, teksa u pezullua prodhimi i avionëve të rinj.

Programi u braktis përfundimisht në vitin 1984. Në total, u prodhuan vetëm 17 Tu-144, përfshirë prototipet eksperimentale. Shumica e tyre u çmontuan, dhe vetëm disa ndodhen në muzeumet e aviacionit në Rusi dhe Gjermani. Fluturimi i fundit i Tu-144 ndodhi në vitin 1999, falë NASA-s, që sponsorizoi një program studimi të përbashkët 3-vjeçar SHBA-Rusi për fluturimet supersonike.

Vetë Konkordi fluturoi për herë të fundit në vitin 2003, për shkak të aksidentit të vetëm fatal në vitin 2000, që u mori jetën 113 njerëzve afër Parisit, jo shumë larg vendit ku u rrëzua Tupolevi i parë në vitin 1973. Nga atëherë është propozuar ndërtimi i shumë avioneve të tjerë supersonikë, por asnjëri nga prototipet nuk ka mundur të prodhohet në praktikë./ “CNN”-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE