LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikuperimi i pasojave të tërmetit/ FMN i akordon 87 milionë euro Shqipërisë

2 Dhjetor 2019, 19:07, Ekonomi CNA
Rikuperimi i pasojave të tërmetit/ FMN i akordon 87 milionë euro

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vendosur ti akordoj vendit tonë një kontribut financiar që shkon deri në 87 milionë euro. Lajmin e ka konfirmuar guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një lidhje të drejtëpërdrejtë me studion e emisionit ?Top Talk”, ku ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi ynë, pas goditjes tragjike të tërmetit të datës 26 nëntor.

?Kemi një facilitet të Fondit Monetar Ndërkombëtar, që shkon në dispozicion të Shqipërisë, deri në 87 milionë euro, për t?u përdorur në këtë situatë. Është konvertimi i pjesës së SDR, i kontributit tonë, rreth 87 milionë euro, është teknike . Është një mundësi plus përveç ndihmave të donatorëve. Ne duhet të bëjmë maksimumin si Shqipëri që të tërheqim në mënyrë sa më të organizuar të gjitha ndihmat dhe donacionet që jepen nga donatorët ndërkombëtar dhe ata kombëtar.

Paralelisht me vlerësimin e gjendjes së dëmeve të tërmetit ne duhet të bëjmë një grumbullim sa më eficent të këtyre ndihmave dhe më pas të kalojmë në planin e rimëkëmbjes. Shqetësimi I Bankës Qendrore është si do të ndikojë kjo në parametrat makro ekonomikë, si do të ndikojë në rritjen ekonomike, në nivelin e inflacionit, në kursin e këmbimit, në stabilitetin financiar të vendit. NE kemi filluar të analizojmë, patjetër që ndikimet janë negative, sepse kjo është një faktor rreziku dhe në funksion të këtij faktori duhet të bëjmë analizat tona. Nëse niveli do të jetë plus-minus ne duhet të jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin financiar?, ka artikuluar guvernatori Sejko, duke paralajmëruar mbajtjen e një takimi me bankat e nivelit të dytë, ditën e nesërme. /CNA.al

Lajmet e fundit nga