Connect with Us

Rama paralajmëron ndërtuesit/ Jeni për provim lirie, kush tërhiqet do japë llogari

Politikë

Rama paralajmëron ndërtuesit/ Jeni për provim lirie, kush tërhiqet do japë llogari

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama në një takim të jashtëzakonshëm me ndërtuesit dhe inxhinierët, për situatën kaotike ku ndodhet vendi pas tërmeteve të njëpasnjëshme, i paralajmëroi se nëse nuk e bëjnë si duhet punën e tyre do të shkojnë në burg.

“Mendoj se për banesat që janë të pabanueshme, ndërtuesit janë për privim lirie. Por gjykata do vendosë. Ata ndërtues që i janë shembur ndërtesat e bëra prej tyre do të shkojnë në burg, në rast se kemi të bëjmë me një dëm sipërfaqësor të gjithë juve ju takon ta riparoni dëmet duke pasur parasysh standardet teknike.

Muret do të riparohen tërësisht. Nëse nuk e bëni vet, do të thotë që do i bini në qafë tasksapaguesit, që do i bëni dëm shtetit. Ju do të lehtësoni shumë veten, edhe neve po ashtu prandaj mos humbni kohë”, u shpreh kryeministri, ndërsa i kërkoi ndërtuesve të nisin menjëherë punën.

“Unë nuk dua tja di fare si është situata e juaj ekonomike sot, më mirë ndërtoni ato që janë në përgjegjësinë tuaj se sa i humbni edhe ato që keni. Po i bie shumë shkurt se s’dua të bëj filma. Që nesër bashkia do jetë në dispozicionin tuaj, gati për të nisur punë. Ngrini menjëherë kantierët. Ne do vëmë njerëz mbi kokë, ju jeni në rregull. Kush tërhiqet nga kjo punë, do të jem unë dëshmitar. Ua keni detyrim popullit, ua keni për detyrë fëmijëve tuaj t’ua lini emrin pa njollë.

LEXO EDHE:  Hajdutët e Rilindjes/ Si vjedhin hapur ministrat e Ramës

Më vjen shumë keq për atë që ka ndodh sa s’ndjej asnjë keqardhje për asnjë prej jush. Nuk mundet dot që pastaj mos të bësh minimumin që mos të bëni ndërtesat  e të mos jetë i gjerë sa të jetë kolona, është e pafalshme. Sot ka mënyra të ndryshme. Ne do të kemi standardet do keni supervizor mbi kokë, e bëtë punën nga ana jonë do jeni në rregull. Mos kujtoni se do të ikni dhe nuk do të jepni llogari nesër”, deklaroi kreu i qeverisë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Spaho i kundërpërgjigjet Ramës: Artistët humbën besimin, universiteti nuk funksionon

LEXO EDHE:  Spaho i kundërpërgjigjet Ramës: Artistët humbën besimin, universiteti nuk funksionon

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Hajdutët e Rilindjes/ Si vjedhin hapur ministrat e Ramës

LEXO EDHE:  President Kombëtar Shqipëri-Kosovë/ Paloka: Kllouni, pasi ul të mbathurat...

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE