Connect with Us

Rama ironizon Bashën për 3 propozimet/ Qenka lodhur, duhet diskutuar me njerëzillëk

Politikë

Rama ironizon Bashën për 3 propozimet/ Qenka lodhur, duhet diskutuar me njerëzillëk

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës Lulzim Bashës pas propozimit me tre pika, që sipas këtij të fundit duhen bërë për të kthyer në normalitet familjarët e prekur nga tërmeti.

Rama ironizoi Bashën teksa tha se qenka lodhur, ndërsa theksoi edhe njëherë thirrjen e tij se Basha duhet të dialogojë dhe bashkëpunojë me mazhorancën.

“Qenka lodhur po nejse, do të ishte  mirë në radhë të parë që Lulzim Basha dhe forcat politike propozimet të mos i bënin si ato propozimet elektorale, por t’i diskutonim gjërat me njerëzillëk se këtu nuk jemi duke bërë garë me njëri-tjetrin, por një garë me tensionet dhe me emocionet e forta që po përjetojnë njerëzit, një garë me të ardhmen. Kjo nuk bëhet me deklarata me mikrofon”, tha kreu i qeverisë gjatë një prononcimi për mediat.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. RAMAZANI

    2 Dhjetor, 2019 at 6:13 pm

    NE FAKT KY KA SHUME NJERZILLEK.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Nëse Basha ikën nga PD-ja, Rama rri në pushtet vetëm 3 muaj

LEXO EDHE:  Qeveria në krizë/ Hahn urgjent në Shqipëri

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Basha mesazh të fortë Ramës e Metës/ Buka e popullit do iu ngecë në fyt, s’ka pazar!

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela: Nëse Basha ikën nga PD-ja, Rama rri në pushtet vetëm 3 muaj

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE