LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i quante “nona”/ Mbyllet faqja e memeve “Brryli Broadway”

2 Dhjetor 2019, 19:17, Aktualitet CNA
Rama i quante “nona”/ Mbyllet faqja e memeve “Brryli

Sagës së mediave dhe faqeve të mbyllura në këto ditë trazirash nga tërmetet i është shtuar edhe faqja e memeve ?Brryli Broadway?.

Nuk dihet çfarë e ka shkaktuar mbylljen e faqeve të memeve, të cilën kryeministri Edi Rama e lëvdonte dhe e quante ?nona?.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është mbyllur edhe portali ?Dosja.al?, siç pretendohet nga drejtuesi i saj, Enton Abilekaj, nga një kompani private.

Kujtojmë se dy ditë më parë stafi i faqes së ?JOQ? dha lajmin se domain i tyre ishte bllokuar duke, e etiketuar këtë sipërmarrje si një sulm politik.

Ndërkohë, më herët, Policia e Shtetit njoftoi se se nga ana e saj ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes ?Jeta Osht Qef?, pasi kishin lejuar përhapjen e panikut, me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin./ CNA.al

Lajmet e fundit nga