LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama debat me banorët në Kurbin/ “Më hoqët trurin...”

2 Dhjetor 2019, 11:49, Politikë CNA
Rama debat me banorët në Kurbin/ “Më hoqët

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot takimet me banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama është ndalur në Kurbin, ku dhe ka debatuar me banorët në tentativë për ti bindur që të shkojnë në hotele derisa të bëhet inspektimi i banesave.

Pjesë nga debati:

Qytetarja: Rashë nga shkallët prej tërmetit, jam nënë me 12 fëmijë. Fëmijët janë hallakat, kam ngelur me plakën 92 vjeçe.

Rama: Merre dhe plakën dhe shkoni në hotel, se më hoqët trurin.
Qytetarja: Si ta mbaj plakën unë, jam plak për vete.
Rama: S?do e mbash ti plakën, e mban makina.
Qytetarja: Ku është ajo kryetarja e bashkisë, të vinte të më shihte njëherë, se jam nënë heroinë.
Rama: Lëre kryebashkiaken s?e nuk ka lidhje me këtë. Shko në hotel, do të të shërbejnë ata, edhe plakës.

Qytetarja: Duhet me fol fjalë burrash, e di që je i tronditur, por ne kemi hall.
Rama: Unë nuk jam i acaruar nga populli, por nuk e kuptoj çfarë doni.
Qytetarja: Kërkoj strehim.
Rama: E kërkon tani? E kupton, tani je ti e acaruar, jo unë. Merr plakën dhe shkoni në hotel.
Qytetarja: Jo. Pse nuk vini me na pa.
Rama: Mirë, aty e keni mendjen ju, te Salushi./CNA.al

Lajmet e fundit nga