Connect with Us

“Qese me ndihma në Ministrinë Brendshme”/ Kalaja: Policia më tërhoqi zvarrë për të më futur në makinë

Sociale

“Qese me ndihma në Ministrinë Brendshme”/ Kalaja: Policia më tërhoqi zvarrë për të më futur në makinë

Publikuar

-

Aktivistja për Mbrojtjen e Teatrit Komëbtar Adriana Kalaja ka treguar se çfarë ndodhi, pak më herët, para sheshit të Teatrit, mes artistëve dhe forcave të Policisë.

Sipas saj e gjitha nisi pas denoncimit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ndihmat që u panë tek Ministria e Brendshme.

“Konstatuam një makinë që ishte mbushur me qese dhe mbi pako pamë emrin e një fondacioni. Kjo na bëri kuriozë sepse makina ndaloi tek dera e Ministrisë së Brendshme dhe filloi shkarkimi I ushqimeve. U afruam, e xhiruam të gjithë skenënë. Dhe kur pyertëm pse këto ndidhma të njerëzve në nevojë shkarkohenn tek Ministria e Brendshme, përgjigjan e policisë ishte që janë prova mateirale të sekuestruara nga policia. Ne e kundërshtuam dhe thamë që prova materiale nuk shkon te Ministria e Brendshme. Në këto kushte ne bëmë një publikim në media”, tha ajo.

Kalaja u shpreh se pasi kishte dalë nga sheshi i policisë, efektivët e kanë ndjekur mbrapa dhe kanë tentuar shoqërimin e saj me dhunë.

“Në orët e pasdites unë jam kontaktuar 2-3 herë nga punonjësit e policisë me motivacionin se donin të më takonin. Erdhën më takuan tek sheshi i teatrit. Sapo dola nga sheshi i teatrit më ndoqi një makinë policie nga mbrapa, ma bëri me shenjë të hap krahun. Komunikuam në mënyrë të sjellshme, i kërkova një shkresë zyrtare për ç’motivacion duhet të shoqërohesha. Ishin dy makina, një me policë të shtetit dhe një me policë privatë. Kjo është në shkelje me ligjin”, theksoi Kalaja për FaxNews.

LEXO EDHE:  Policia “blindon” Kuvendin/ Garda porosi gazetarëve

Ajo shtoi se punonjësit e policisë nuk kishin shkresa ligjore për shoqëriomin e saj ndërsa tregon se të gjithë protestuesit e teatrit e mbështetën dhe në panik e sipër punonjësit e policisë u larguan.

“Unë refuzova shoqërimin tim sepse nuk kishte një shkresë ligjore. Të gjithë protestuesit e teatrit më mbështetën dhe në panik e sipër punonjësit e policisë u larguan, por situatën e shikoj goxha të nderë sepse nga momenti në moment ata mund të më arrestojnë. Kjo është një ironi, të arrestohet një qytetare që denoncon abuzimet dhe jo ai që vjedh. Më ndaluan dhe më tërhoqën zvarrë për të më futur me forcë në makinën e policisë”, deklaroi Adriana Kalaja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Mund të mos kishim pasur viktima”/ Pango: Të keqen e kemi nga njeriu

Publikuar

-

Nga

Psikologu Ylli Pango  thotë se e keqja pas tërmetit nuk erdhi nga godinat por nga njeriu.

Pango shprehet se tërmeti mund të mos kishte shkaktuar asnjë viktimë, pasi nuk ishte në përmasat e një tërmeti në Japoni.

“Përgjithësisht njerëzit kërkojnë gjithmonë sidomos ne këtu kërkojmë ta gjejmë një fajtor, por një fajtor që ta përcaktojnë tamam jo kështu të papërcaktuar. Ditët e fundit gjithnjë e më shpesh është thënë në media nuk ka faj tërmeti, kanë faj godinat. Por po ta çosh më tej nuk kanë faj godinat, por ka faj njeriu sepse njeriu i ka bërë. Në rastin konkret ata e kanë “scapegoat”, por jo vetëm scapegoat kokë turku, por fajtorin tamam. Sepse në fund të fundit tërmeti nuk kishte përmasat e një tërmeti në Japoni. Të paktën sipas specialistëve dhe çfarë kemi lexuar mundet të mos kishim asnjë viktimë, sepse pjesa më e madhe e godinave të rëna ka qenë ose me shtesa të pastudiuara, ose të ndërtuara keq ose me probleme që do të hetohen më vonë. Problemi është ky që në rastin konkret neve e kemi të keqen nga njeriu dhe nuk ke pse e kërkon atë në këto forma duke qenë se e ke shumë të përcaktuar. Ndërtimi, por kush? Kompanitë përkatëse, individë përkatëse, njerëz që nuk njohin asnjë rregull për të ndërtuar”, u shpreh Pango i ftuar në studion e emisionit “Ekopolitikë”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

A do të fillojë mësimi në 9 dhjetor?/ Politekniku njoftim të rëndësishëm për studentët

Publikuar

-

Nga

Ashtu si Universiteti i Mjekësisë së Tiranës edhe Universiteti Politeknik të Tiranës ka lajmëruar se procesi mësimor nuk do të fillojë javën e ardhshme siç ishte paralajmëruar.

Rektorati i këtij Universiteti gjatë një mbledhjeje vendosi që mësimi do të shtyhet deri në datën 13 dhjetor.

Raportohet se gjatë këtyre ditëve që është pezulluar mësimi, në këtë universitet po kryhen punime nga inxhinierët, të cilët po vlerësojnë dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

“Rektorati i Universitetit Politeknik të Tiranës,  në mbledhjen e datës 06.12.2019, pasi shqyrtoi raportin teknik të vlerësimit të dëmtimeve në ndërtesat e UPT, hartuar nga grupi i ekspertëve të ngritur me Urdhërin e përbashkët të Rektorit dhe Administratorit të UPT Nr. 147 datë 26.11.2019 dhe rekomandimet e dhëna në të , vendosi:

LEXO EDHE:  Policia “blindon” Kuvendin/ Garda porosi gazetarëve

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reuters: Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Ndërprerjen e procesit mësimor në Universitetin Politeknik të Tiranës edhe gjatë javës në vazhdim (datë 09.12.2019 deri në datë 13.12.2019) me qëllim kryerjen e riparimeve të nevojshme për të mundësuar zhvillimin normal të procesit mësimor

Rifillimi i procesit mësimor do të njoftohet në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e Universitetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vëllezërit kosovarë humbën jetën nga tërmeti/ Vjen lajmi i mirë për 6 fëmijët jetimë

Publikuar

-

Nga

Tërmeti i 26 nëntorit la pasoja të mëdha si në njerëz ashtu edhe në dëme materiale.

Mes personave që humbën jetën nën rrënoja ishin edhe dy vëllezër kosovarë të cilët lanë pas nga tre fëmijë jetimë.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”, është pasqyruar pak nga dhimbja e thellë e familjarëve Abazi në Gjilan.

Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar familjarët, duke iu dhënë edhe një lajm të mirë se ja nisur ndërtimi i shtëpisë për familjen Abazi, për t’ua lehtësuar sadopak dhimbjen.

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reuters: Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

LEXO EDHE:  Protesta e opozitës/ Reuters: Policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Gjithashtu, Naçi deklaroi se iu është vendosur edhe një prej pension 1 mijë euro në muaj, 500 euro për fëmijët e njërit vëlla, dhe 500 euro për fëmijët e tjetrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE