Connect with Us

Prokuroria e Tiranës ngre grupin hetimor pas tërmetit/ Kërkesa për Bashkinë e Tiranës

Kronika

Prokuroria e Tiranës ngre grupin hetimor pas tërmetit/ Kërkesa për Bashkinë e Tiranës

Publikuar

-

Prokuroria e Tiranes

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka filluar kryesisht hetimet në lidhje me situatën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se hetimi ka si objekt kryerjen e veprimeve të shpejta në drejtim të sqarimit të rrethanave konkrete, që kanë çuar në pasojat e ardhura dhe gjendjen e ndërtimeve. Veprat penale që po hetohen janë ato të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, ku do hetohet për organet qe kanë miratuar lejet e ndërtimit dhe nëse ato janë dhënë në mbështetje të ligjit, si dhe nëse ndërtuesit kanë respektuar lejen e marrë, “Ndërtim i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a i Kodit penal, si dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim të paligjshëm”, neni 199/b i Kodit Penal.

Në lidhje me këtë hetim Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka ngritur një grup hetimor.

LEXO EDHE:  “U qëlluar me plumb në kokë në oborrin e shtëpisë”/ Zbardhen detajet nga vdekjen e 23 vjeçares

Në vijim të veprimeve të kryera, i kërkohet informacion Bashkisë së Tiranës për banesat e evidentuara tashmë si të prekura nga termeti dhe të klasifikuara jo në kushtet e duhura për banim. I njëjti informacion i është kërkuar dhe strukturave të tjera shtetërore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Klodiana Lala bën paralajmërimin e frikshëm/ Do ketë të tjera viktima

Publikuar

-

Nga

Zani Çaushi kërkon lirinë/ Lala: Ka bërë masakra, ekziston rreziku t’i kthehet aktivitetit kriminal

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje për vrasjen e vëllait të Talo çelës, Bujar çelën që tronditi Elbasanin në orët e para të mëngjesit.

Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se Bujar Çela u vra me 15 plumba, teksa ishte ulur në lokalin ku qëndronte çdo ditë në Bradashesh për të pirë kafen e mëngjesit dhe për të nisur punën si taksist i palicencuar.

Po ashtu, Klodiana Lala bëri edhe një paralajmërim të frikshëm, ndërsa theksoi se nëse nuk goditen grupet kriminale në Elbasan, fatkeqësisht mund të ketë të tjera viktima.

LEXO EDHE:  Shpenzimet e luksit të Arbian Maznikut/ Prokuroria vihet në lëvizje

LEXO EDHE:  Thellohen hetimet për Adriatik Llallën/ Si e “fundosi” Arta Marku ish-kryeprokurorin

“Nëse nuk goditen këta grupe kriminale apo nëse ndonjëri nga ata që është në burg nuk bëhet i “penduar i drejtësisë” dhe të flasë, të japë detaje, fatkeqësisht unë mendoj se do ketë të tjera tjera viktima.



Imagjinoje, që një njeri që punon për bukën e gojës, zgjohet në mëngjes, ulet të pijë kafen e mëngjesit, dhe vritet me breshëri plumbash. Kjo është e frikshme”-tha ndër të tjera gazetarja Lala./ CNA.al

Bujar Çela kishte 15 plumba në trup/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse, mesazhi që përcollën autorët

LEXO TE PLOTE

Kronika

Bujar Çela kishte 15 plumba në trup/ Klodiana Lala zbardh detaje tronditëse, mesazhi që përcollën autorët

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje tronditëse në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm në Elbasan, ku një 50-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash.

Nga studio e News 24, gazetarja Lala tha se viktima, Bujar Çela është një person pa rekorde kriminale, dhe që nuk ka përfituar nga aktiviteti criminal I të vëllait, Talo Çela. Ky i fundit i shpallur në kërkim për grabitjen në Rinas.

“Bujar Çela,  në të gjitha kërkimet që kam bërë personalisht, rezulton një person i cili punonte me taksi, të palicensuar për të siguruar bukën e gojës, njihet si njeri i ndershëm dhe pa rekorde kriminale. Një njeri I cili asnj nuk kishte përfituar nga aktiviteti criminal i të vëllait.



Nga të dhënat paraprake të Prokurorisë së Elbasanit, Bujar Çela është ngritur në mëngjes, ka marrë mjetin e tij dhe është ulur për të pirë kafen e mëngjesit. Një automjet është afruar qetësisht dhe tre persona kanë qëlluar njëherësh në drejtim të tij. Në trupin e viktimës janë gjetur 15 plumba. Që tregon se kanë pasur mllfef, kanë tentuar të përçojnë mesazhe tek i vëllai, i cili ka rekorde të theksuara kriminale.

LEXO EDHE:  Shpenzimet e luksit të Arbian Maznikut/ Prokuroria vihet në lëvizje

LEXO EDHE:  Blofi i Krimeve të Rënda/ Saimir Tahiri gjunjëzon Prokurorinë

Njëri nga ekzekutorët, i cili përdorur automatik ka qënë me pantallona të shkurta. Imagjinoje, një njeri me një veshje të përditshme, vë një kapuç në kokë e shkon vret një tjetër personi.

E thashë në trupin e tij janë gjetur 15 plumba, por në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 20 gëzhoja”-tha Klodiana Lala./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Publikuar

-

Nga

Arrestohen 6 persona në Tiranë/ Për çfarë akuzohen, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Xh., 32 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar ta godasë me sende të forta nënën e tij, si dhe ka shkatërruar dhe thyer objektet e banesës.

B. S., 41 vjeç, pasi në fshatin Vesqi, Baldushk, në banesë, për shkak të një konflikti të çastit, ka goditur me grusht, motrën e tij shtetasen K. S dhe kunatin e tij shtetasin Xh. S., të cilëve iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.



E. I., 24 vjeç, sepse në Baldushk, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj të fejuarës, së cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. Sh., 46 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është larguar nga banesa.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

LEXO EDHE:  Thellohen hetimet për Adriatik Llallën/ Si e “fundosi” Arta Marku ish-kryeprokurorin

LEXO EDHE:  Thellohen hetimet për Adriatik Llallën/ Si e “fundosi” Arta Marku ish-kryeprokurorin

A. D., 41 vjeç, pasi në Rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse dhe në gjendje të dehur, në masën 0.82 mg/l.
B. B., 30 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.58 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE