Connect with Us

Ngjela kapet keq me Bolinon/ Mos bëj avokatin e vrasësit, mbyll gojën

Lajme

Ngjela kapet keq me Bolinon/ Mos bëj avokatin e vrasësit, mbyll gojën

Publikuar

-

Avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Carlo Bolino kanë debatuar ashpër në emisionin “Open”, pasi Bolino krahasoi mënyrën e menaxhimit të situatës pas tërmeteve, nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane.

Ngjela i ka kërkuar gazetarit të mos flasë me tone të ashpra, ndërsa e akuzoi si avokat të kryeministrit Edi Rama.

Bolino: Unë si gazetar kam kaluar 3 tërmete në Itali. Nuk krenohem me këtë por po sjell një krahasim. Edhe në Itali ka akoma banorë që rrinë në shtëpi provizore.

Ngjela: Shtëpi por jo çadra. Mos bëj avokatin e vrasësit. Mbylle gojën!

Bolino: Me mua mbylle gojën nuk e përdor. Nuk po bëj avokatin e askujt, bëra një krahasim.

Ngjela: Unë flas si avokat, si jurist. Se di çfarë bëni si gazetar. Prokuroria duhet të hetojë. Në qoftë se nuk janë hetuar as në Itali është shkelur ligji edhe atje.

Bolino: Po them që menaxhimin e situatës pas tërmetit e ka pasur të vështirë Italia, mos ju duket diçka e thjeshtë…

Ndërkohë debati u ndërpre nga gazetari Marin Mema, i cili e pyeti Bolinon se në çfarë viti ishin ndërtuar banesat që u shembën në Itali.

Mema: Në Itali ishin banesat 100 vjeçare. Përjashto Thuamanën, në Durrës ka banesa të dëmtuara që janë ndërtuar kohët e fundit, para 20 vitesh.

Bolino: Po unë bëra krahasim mes menaxhimit të situatës dhe jo të tërmeteve. Nuk ka tërmet të mirë dhe të keq./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Donte të fillonte mësimin pas tërmetit/ Shkarkohet drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri”

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas tërmetit të 26 nëntorit, është shkarkuar drejtoresha e gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë.

Sipas “ABC News”, Teuta Dobi u shkarkua, pasi nuk pranoi të zbatojë urdhrin e Ministrisë së Arsimit dhe këmbënguli që mësimi të fillojë normalisht një ditë pas tërmetit.

Dobi kishte lajmëruar nxënësit të shkonin në shkollë që të bënin një provim në lëndën e gjermanishtes, pavarësisht se Ministria dha urdhër që mësimi të pezullohet në të gjithë vendin.

Kjo ka dërguar në shkarkimin e drejtoreshës, pasi godinës së gjimnazit “Sami Frashëri” i është vënë shiriti nga inxhinierët nga dëmet e shumta që ka marrë nga tërmeti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Analisti zbulon “të pathënat”/ Çfarë fshihet poshtë shtëpisë së Ramës në Surrel

Publikuar

-

Nga

Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” analisti Arian Çuri.

Analisti deklaroi se kryeministri Edi Rama ka ndërtuar poshtë shtëpisë së tij në Surrel disa tunele, tek të cilat Çuri pretendon se do të fshihet kreu i qeverisë në rastin e një lufte bërthamore.

“Qeveria në këtë rast duhet të ushtrojë një rast kontrolli që media të caktuara të mos përdorin për të përhapur panik… Rama ka informacion që ne se kemi, Rama dhe në rast të luftës bërthamore është i sigurt tek ajo shtëpi. Më kanë thënë që poshtë shtëpisë ka tunele që ruhet nga lufta bërthamore. Në momente të caktuara, media pa dashje, duke vuajtur për klikime a vëmendje, jep lajme të tilla që shkaktojnë panik”, tha Arjan Çuri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

U hodhën nga dritarja ditën e tërmetit/ Rama surprizon sërish Alesion dhe Aurelin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ashtu siç kishte premtuar, bëri sot të mundur takimin e Alesios dhe Aurelit me sulmuesin e Juventuesit Cristiano Ronaldon dhe portierin italian Gianluigi Buffon.

Kreu i qeverisë i dërgoi në Itali dy fëmijët të cilën u hodhën nga dritarja ditën e tërmetit të 26 nëntorit dhe morën shembje në trup.

Ronaldo dhe Buffon i dhuruan fëmijëve bluzat me emrin dhe firmën e tyre, pasi këtë gjë ia kishte premtuar Rama në spital.

“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, tha Rama, ndërsa i tregoi dy “figurave” të sportit se Alesio Cakoni dhe Aurel Lala jetonin në një pallat, por që fatkeqësisht u shemb dhe u mori jetën familjarëve të dy të miturve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE