LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjela akuza të forta Metës/ Implikohet me mafian që ndërton, lejet ia jep qeveria

2 Dhjetor 2019, 20:24, Aktualitet CNA
Ngjela akuza të forta Metës/ Implikohet me mafian që

Avokat-politikani, Spartak Ngjela, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe presidentit Ilir Meta.

Duke folur për situatën tragjike që la tërmeti i 26 nëntorit, Ngjela tha se qeveria është e lidhur me mafian dhe si shpërblim i jep leje ndërtimi në zonat ku nuk lejohet të ndërtohet, ndërsa nuk ngurroi të përmendë emrin e presidentit Ilir Meta si i implikuar.

“Korrupsioni që kanë bërë kryeministrat, ministrat dhe kryetarët e partive e kanë bërë me lejet e ndërtimit. Mafia kërkon hapësirë, hapësirën ia lë politika, qeveria, me një çmim. Është një leje ndërtimi me një çmim 7 milion dhe qeveria i’a jep edhe kur ai nuk ka bërë as lejen e tokës. Kjo quhet bashkim i mafies me politikën. Meta implikohet me këto. Sot doli Meta tha të mbyllet çështja, nuk mbyllet kjo. Ndërkombëtarët mendonin se do ta prishnin me Reformën në Drejtësi. Kjo që ndodhi shkurton operacionin shumë, se kap mafian politico-ndërtuese?, tha Avokati në emisionin ?Open?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga