Politikë
Ndërtimet në Tiranë e kaluan testin/ Tërmeti, vdekja e ligjit të legalizimit

Inxhinjeri dhe ish kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të kryeqytetit, Avenir Kika, është pjesë e studios së emisionit “Real Story” ku po diskutohet për tërmetin e 26 nëntorit dhe pasdojat e tija tragjike.
Gjatë fjalës së tij vlerësuese, ndër të tjera, Kika u shpreh kategorik kur tha se tërmeti dhe cilësia skandaloze e ndërtesave të ngritura nga amatorët nëpër toka të pushtuara duhet të shënojë fundin e ligjit të legalizimeve, ndërkohë që kryeqyteti e kaloi testin e provës me ndërtimet.
“Ky tërmet ishte vdekja e ligjit të legalizimeve. Ndërtimet në Tiranë e kaluan testin me këtë tërmet. Ndërsa lidhur me çarjen e muraturave, ne ende deri me sot nuk e kemi një standard që të tregojë se deri në cfarë pike duhen”, deklaroi Avenir Kika./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Lleshaj tha se është i sigurtë/ Publikohen fotot e pallatit të shkatërruar në Lezhë
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar disa foto nga pallati në Lezhë për të cilin ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u përplas dhe...

Bojaxhiu i 99-shave!
Dy ditët e fundit në rrjet ka qarkulluar një video, ku bojaxhiu i 99-shave, ai që pretendon se është kryebashkiaku i Tiranës, që merr urdhër...