LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungesa e pajisjeve për ekipet e shpëtimit/ Berisha akuza Ramës: Dhjetra nga të vdekurit sot do të ishin të gjallë

2 Dhjetor 2019, 20:00, Politikë CNA
Mungesa e pajisjeve për ekipet e shpëtimit/ Berisha akuza Ramës:

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama u trullos nga pyeta e gazetarëve lidhur me mungesën e pajisjeve të grupit të shpëtim kërkimit.

Sipas Berishës, gazetarët kryqëzuan Ramën, i cili sipas tij u tmerrua nga përgjegjësia.

?Edvini i trullosur nga pyetja dhe i tmerruar nga përgjegjësia tha se, pavarësisht mangësive, asgjë nuk i ka penguar këto forca që të kenë sukses pa ç?ka se në këtë rast do të ishin paisjet dhe të ndërhyhej në kohë dhjetra nga të vdekurit që u nxoren nga rrenojat do të ishin të gjallë sot?, shkruan Berisha.

Debati i Ramës me gazetaren:

Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar?
Gazetarja: Që e kemi parë!
Rama: Që e keni treguar.
Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!
Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.
Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.
Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses.

Postimi i Berishës:

Gazetaret e vertet e kryqezojne Edvin Mafine e tmerruar.
Keshtu Edvin Mafia u pyet nga gazetarët, nëse shteti shqiptar duhet të mbajë përgjegjësi për inegzistencen emergjences civile dhe per faktin se forcat kërkim-shpëtimit, nuk kishin asnje nga pajisjet e duhura për operacionet pas shembjes së ndërtesave nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.
Edvini i trullosur nga pyetja dhe i tmerruar nga pergjegjesia tha se, pavarësisht mangësive, asgjë nuk i ka penguar këto forca që të kenë sukses pa çka se ne rastse do te ishin paisjet dhe te nderhyhej ne kohe dhjetra nga te vdekurit qe u nxoren nga rrenojat do te ishin te gjalle sot
Debati:
Rama: Kjo është një tjetër përrallë që ju e keni treguar?
Gazetarja: Që e kemi parë!
Rama: Që e keni treguar.
Gazetarja: Që e kemi transmetuar live!
Rama: Që ju e keni treguar një tjetër përrallë. Njësitë tona të kërkim shpëtimit nuk janë njësitë e kërkim shpëtimit të Francës, të Italisë, Turqisë dhe Izraelit që janë të famshme në botë. Ajo që ju duhet të merrni në konsideratë është që në kohë rekord i kam sjellë këtu. E treta, 38 persona janë shpëtuar derisa kanë mbërritur.
Gazetarja: Trupa pa jetë! Me aq sa ne e kemi transmetuar live dhe është transmetuar në çdo media edhe ndërkombëtare.
Rama: Të gabosh është njerëzore, të insistosh në gabim është djallëzore. Asnjë nga ato mangësitë nuk na ka penguar të kemi sukses./CNA.al

Lajmet e fundit nga