Connect with Us

Ministrja mashtroi dhe dha garanci të rreme?/ Sfida me të cilën përballet Prokuroria

Politikë

Ministrja mashtroi dhe dha garanci të rreme?/ Sfida me të cilën përballet Prokuroria

Publikuar

-

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka hedhur akuza të forta në drejtim të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila sipas tij duhet të përgjigjet para drejtësisë, për garanci të rreme.

“Po Ministrja e Mbrojtjes a do te pergjigjet perpara drejtesise per garancite e rreme qe dha ??

Ministrja e Mbrojtjes zyrtarisht dhe me ze te larte i konfirmonte ne 31 korrik Presidentit gadishmeri te plote dhe profesionalizem te jashtezakonshem.

Se sa e dobet ishte gadishmeria dhe profesionalizmi i saj kete e pa Shqiperia dhe gjithe bota, qe kuptoi me se miri se pa mbeshtetjen, qe erdhi nga Kosova dhe disa vende europiane katastrofa njerezore do te ishte shume me e rende.

Si guxoi Ministrja te mashtronte dhe te jepte garanci qe nuk ekzistonin?

Cfare proces riverifikimi e vleresimi te kapaciteteve beri Ministrja perpara pergjigjes qe i dha Presidentit?”-shkruan Vasili.

Më tej, ai thekson se prokuroria është përballë shqiptarëve dhe duhet të nisë hetimet për shpërdorim detyre.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Simoni (Troshani)

“Prokuroria eshte perballe shqiptareve dhe pyetja eshte: A do te hetoje per kete shperdorim te detyres me pasoja katastrofike??”.

Më tej, Vasili publikon edhe përgjigjen që Ministrja e Mbrojtjes i jepte presidentit, ndërsa thekson se “Per tja kujtuar prokurorise shqiptare lexojeni serish se si i pergjigjej Ministrja Xhaçka Presidentit,lexoni:

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes, vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore. Më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjencat. Kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha, profesionalizmi i jashtëzakonshëm. Koordinimi institucional është shumë më efikas se çka qenë ndonjëherë.” i shkruante Xhaçka Presidentit Meta.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po të dëgjoj”/ Basha komunikim me qytetarët në Instastory, e nis me arsimin

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mundësinë që të rinjtë t’i bëjnë pyetje të drejtpërdrejta në Instastory.

Basha ka publikuar një story, ku i kërkon të rinjve që të japin mendimin e tyre se çfarë do të bënin ata, nëse do të ishin për një ditë Ministër Arsimi.

“Ky është komunikimi ynë i parë në Instagram dhe do të doja të dija mendimet tuaja për shumë çështje. Por le ta nisim me problemet e rinisë. Nëse do të drejtonit Ministrinë e Arsimit për një ditë, cili do të ishte vendimi i parë që do të merrnit për të përmirësuar jetën e të rinjve në Shqipëri?”, është pyetja që ka drejtuar lideri i opozitës dhe më pas i ka lënë mundësinë të rinjve të shprehin mendimet.

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Prokuroria fillon hetimet për kryegjyqtarin e Apelit

LEXO EDHE:  Lobimet e Bashës në SHBA / Prokuroria thellon hetimet

Dhjetëra persona kanë shkruar se duan të anullohet Ligji i Arsimit të Lartë, shumë të tjerë kanë kërkuar plotësimin e 8 pikave të studentëve, disa të tjerë kanë kërkuar ndëshkimin e mësuesve të korruptuar, disa të tjerë bursa për studentët dhe ashpërsimin e masave për veshjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po ia mbajti, sigurisht”/ Ish-ministri i Ramës sfidon publikisht ambasadorin Soreca

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton të ashtuquajturën pakëta Anti-KÇK, e cilëson këtë të fundit në kundërshtim me direktivat e BE-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka shigjetuar edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, ndërsa shkruan se “Direktiva e BE “Follow the money”, pra ndiq paranë, ka krejt tjetër kuptim nga ligji i Anti KÇK që mbështet edhe Soreca, i deleguari i BE. Po komplet tjetër kuptim.”.

Sipas Manajanit, direktiva “follow the money” parakupton një punë të mirëfillte investigative, ku duke ndjekur fillin e transaksioneve financiare të cilat të çojnë tek personat e vërtetë që i kryejnë ato.

Pra ideja është që nga paraja të shkohet tek personi, me shumë gjasë krimineli.

Kurse anti-KÇK, sipas ish-ministrit, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij.

“Kurse anti-KÇK, fillon nga personi/krimineli dhe shkohet tek pasuria e tij. Pa asnjë punë hetimore, thjesht shihet kush ka qenë apo është në burg i çon OFeLi-ja letrën. Në disa raste OFL ndërhyn edhe në proçese të çelura nga drejtësia.

Krejt e kundërta e Direktivës. BE thotë Follow the money, Rama e Soreca thonë Folloë the person.

Nëse direktiva e BE kërkon shtet, procedurë dhe inteligjencë, anti-KÇK kërkon thjesht policë që të veprojnë me llogjikën e të fortit për të Kapur ç’a të Ketë mbetur. Njësoj si banditët kur plaçkisin viktimat e tyre.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Simoni (Troshani)

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani dekoron Kardinalin Ernest Simoni (Troshani)

Direktiva e BE kërkon proces të rregullt gjyqësor, që do të thotë që është drejtësia ajo që e udhëheq luftën kundër krimit. Anti-KÇK është drejtësi paralele, që funksionion sipas rregullave të bosit dhe jo kushtetutës e ligjit. Vini re, akti normativ nxjerr komplet jashtë funksioni rendin juridik e kushtetues. Prandaj policisë, fjala vjen, nuk i bën përshtypje parimi i gjësë së gjykuar.

Direktiva e BE parakupton që policia është nën drejtësinë. Kurse anti-KÇK policia e tërheq për hunde atë pak drejtësi që ka ngelur.

Ndaj të quash anti-KÇK si zbatim të direktivës së BE, duhet të jesh i ligë ose i paaftë për të kuptuar ç’po ndodh.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri sfidon publikisht Sorecën ta propozojë një ligj të tillë në Itali, nëse mundet sigurisht, nënvizon Manjani.

“I sugjeroj Sorecës ta prezantojë në Itali këtë ligjin e KÇK që mbështet këtu..! Po ja mbajti, sigurisht. As në profesionin e tij të policit nuk e pranojnë, me këto lloj idesh…

As në Maqedoni e Kosovë, BE nuk pranoi të bëhej kjo katrahura jonë, që e mbështetën të deleguarit e saj!!!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Presidenti Nishani: Reforma në drejtësi po bëhet nga njerëz të korruptuar

LEXO EDHE:  Ekskluzive/ Prokuroria fillon hetimet për kryegjyqtarin e Apelit

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE