Connect with Us

Meta me Zonjën e Parë dhe Bebe Rexhën në Ishëm/ Fëmijët i presin me këngë

Politikë

Meta me Zonjën e Parë dhe Bebe Rexhën në Ishëm/ Fëmijët i presin me këngë

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka shkuar ditën e sotme pranë banorëve të prekur nga tërmeti në Bizë të Ishmit, për të parë nga afër gjendjen e tyre.

Ndryshe nga herët e tjera, Kreu i Shtetit është shoqëruar nga vajza e tij e madhe Bora, e cila është njëkohësisht Zonja e Parë e shtetit shqiptar.

Në këtë zonë, Meta është takuar edhe me këngëtaren shqiptare me famë botërore Bebe Rexhen, e cila është zotuar të ndihmojë disa prej familjeve shqiptare të dëmtuara.

LEXO EDHE:  Kush është Kol Sallakja z. Komandant i Përgjithshëm?

Bebe ndodhet në Shqipëri për t’u kujdesur që donacionet që ajo ka mbledhur të shkojnë aty ku duhet dhe të mos shpërdorohen, ndërsa ata janë pritur nga fëmijët e zonës me këngë dhe me valle./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

LEXO EDHE:  Deputeti i PS bojkoton votimin për Ilir Metën President

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha në krah të Trump/ Gjenerali iranian mori atë që meritonte, kjo është fitore e paqes

Publikuar

-

Nga

Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës shqiptare ka dalë krah presidentit të SHBA, Donald Trump, për vrasjen e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, komandant i forcave elitë të Iranit.

Berisha e cilëson Sulejmanin si një nga figurat kryesore të terrorizmit botëror, ndërsa thekson se mori atë që meritonte. Ish-kryeministri mbështet Trump, teksa thotë se ky akt është fitore e paqes.

“Te dashur miq, forcat speciale te SHBA, me urdher te presidentit Trump asgjesuan mbreme fizikisht, duke e goditur nga nje dron makinen e tij, kryeterroristin e forcave te armatosura te rregjimit terrorist te Iranit, komandantin famkeq te Kuds Force, Kasem Sulejmani.

LEXO EDHE:  Publikoi foton me të pasmet bombastike, showgirl-i shqiptar i bën diss Bebe Rexhës

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

Pershendes kete akt si nje goditje te merituar ndaj rregjimit diktatorial te Ajetullahve qe vetem javet e fundi ekzekutoi ne rruget e Teheranit dhe qyteteve te tjera te vendit mijra demostrues paqesore dhe qe eshte mbeshtetje kryesore e regjimeve kriminale te Lindjes se Mesme, kercenim kryesor per paqen,stabilitetin ne rajonin e Lindjes se Mesme dhe Gjirit Persik. sb”, shkruan Berisha në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ekzekutimi i gjeneralit iranian/ Reagon Rama: Shqipëria qëndron e vendosur me SHBA

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama është vendosur krah presidentit Donald Trump, i cili urdhëroi vrasjen e gjeneralit Kasem Sulejmani, komandantit të forcave elitë të Iranit.

Rama ka shprehur mbështetjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si një vend që njohu pak kohë më parë veprimtarinë e pakursyer të Iranit kundër botës së lirë dhe mori distancë të qartë nga ajo, Shqipëria nuk mund të aprovojë me forcë qëndrimin e POTUS ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit! Ne qëndrojmë të vendosur me SHBA dhe shpresojmë se të gjithë e bëjnë këtë”, shkruan kryeministri në një postim në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Bushati i dërgon letër Metës/ Ja kë takon Presidenti për t’u konsultuar

LEXO EDHE:  Video-Zbulohet pazari/Meta u shit për 35 milionë dollarë!

Kujtojmë se edhe Partia Demokratike e mbështeti vendimin e Trump për vrasjen e gjeneralit iranian./ CNA.al

LEXO TE PLOTE