Connect with Us

Meta falenderon Bebe Rexhën në Ishëm/ Këngëtarja thirrje për shqiptarët nëpër botë

Politikë

Meta falenderon Bebe Rexhën në Ishëm/ Këngëtarja thirrje për shqiptarët nëpër botë

Publikuar

-

Nga Ishmi, presidenti Ilir Meta falenderoi këngëtaren shqiptare me famë botërore Bebe Rexhën, e cila ndodhet në Shqipëri për t’ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmetet e njëpasnjëshme.

“Unë jam shumë mirënjohës ndaj Bebe Rexhës, kësaj artisteje me famë botërore, e cila na ka falur kohën e saj, ka ndryshuar ahxëndën e saj dhe ka vendosur zemrën e saj në radhë të parë në këtë aksion mjaft konkret për të qenë pranë disa prej komuniteteve mjaft të prekura, por mbi të gjitha për të sjellë në vëmendje këtë tragjedi dhe këtë krizë humanitare përpara të gjithë opinionit ndërkombëtar. Prandaj edhe njëherë shumë faleminderit Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndihem që je shqiptare dhe për faktin që je me ne në momente mjaft të vështira”, tha Meta, ndërsa këngëtarja tregoi se deri më tani ka marrë përsipër rindërtimin e dy banesave të shembura.

Gjithashtu Bebe i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve nëpër botë, të solidarizohen dhe të ndihmojnë bashkëkombasit e prekur nga tërmetet në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Meta nuk ndalet/ Pas Teatrit kthen në Kuvend një tjetër ligj

“Jam shumë krenare që jam shqiptare. Jam shumë lumtur që do të ndihmoj një tjetër familje dhe kjo është shtëpia e dytë që do të ndërtoj dhe siç e thashë jam me fat që jam në Shqipëri, ne jemi shumë të fortë dhe unë jam shumë e lumtur që jam shqiptare dhe jam shumë krenare që do ndihmoj shqiptarë të tjerë. Dhe dua t’i them të gjithë shqiptarëve në botë se kjo është mundësia që ju të ndihmoni shqiptarët, të rindëtoni jetët e tyre”, theksoi ajo./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Denoncimi/Ja politikani që më ka ofruar miliona euro për t’më censuruar në media

LEXO EDHE:  Nga Spartak NGJELA/ Meta orakull i korrupsionit, nuk i shpëton dot ndëshkimit

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi replikon me Metën/ Po vepron si në Republikën Çeke, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë

LEXO EDHE:  Ylli Rakipi replikon me Metën/ Po vepron si në Republikën Çeke, si lufta e Don Kishotit me mullinjtë

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE