LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta falenderon Bebe Rexhën/ Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve

2 Dhjetor 2019, 16:23, Aktualitet CNA
Meta falenderon Bebe Rexhën/ Krenaria jote si shqiptare na jep forcë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mirënjohen ndaj këngëtares Bebe Rexha e cila viziti sot nga afër zonat e prekura nga tërmeti.

Meta falenderon Bebe Rëxhën për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm)

?I jam shumë mirënjohës Bebe Rexhës, artistes me fame botërorë, e cila ka vendosur zemrën e saj në aksion për të ndihmuar rikthimin në normalitet të jetës së banorëve të prekur rëndë nga tërmeti.
Shumë faleminderit Bebe Rexha për këtë solidaritet, për ndihmën konkrete për të rindërtuar dy shtëpi të shkatërruara në Bubq dhe Bizë (Ishëm), dhe mbi të gjitha për sensibilizimin që po i bën opinionit ndërkombëtar për t’i kthyer sytë nga kjo tragjedi dhe për përballimin e kësaj krize humanitare.
Krenaria jote si shqiptare na jep forcë të gjithëve?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga