LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllet një tjetër portal/ Abilekaj: Urojmë të mos këtë prapavijë politike!

2 Dhjetor 2019, 18:22, Aktualitet CNA
Mbyllet një tjetër portal/ Abilekaj: Urojmë të mos

Një portal i ri i hapur vetëm disa muaj më pare, ?Dosja.al? është mbyllur. Siç pretendohet nga drejtuesi i saj, Enton Abilekaj, faqja është mbyllur nga një kompani private.

Abilekaj sqaron se argumenti që përdor kompania është një foto e këngëtarit Ylli Baka, të cilën, sipas tij, kompania pretendon se ka të gjitha të drejtat e autorit.

?Ju kërkojmë ndjesë për këtë problem, urojmë që të mos këtë prapavijë politike ky skandal. Kjo çështje do të kalojë në gjyq?, thotë në reagimin e tij Abilekaj.
Në kohët e sotme është e vështirë që të mbyllet një portal vetëm për një shkrim, ndërkohë që pritet të zbardhet e vërteta lidhur me këtë ngjarje.

Kujtojmë se dy ditë më parë stafi i faqes së “JOQ” dha lajmin se domain i tyre ishte bllokuar duke, e etiketuar këtë sipërmarrje si një sulm politik.

Ndërkohë, më herët, Policia e Shtetit njoftoi se se nga ana e saj ishin proceduar Erland Dalliu dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes “Jeta Osht Qef”, pasi kishin lejuar përhapjen e panikut, me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin./CNA.al

Lajmet e fundit nga