Connect with Us

Ligji i fiskalizimit/ Tabaku: U votua një javë pas tragjedisë që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit

Politikë

Ligji i fiskalizimit/ Tabaku: U votua një javë pas tragjedisë që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit

Publikuar

-

tabaku

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se pa kaluar as një javë nga tragjedia e 51 jetëve të humbura, qeveria ka firmosur me votën e deputetëve të mazhorancës “fiskalizimin”.

Sipas saj, qeveria pasi i dhuroi një kompanie kroate 16 mln euro koncesion të paracaktuar, do t’i detyrojë bizneset e më pas qytetarët të paguajnë kosto shtesë për këtë program.

“Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 firma te tjera dixhitale shtese në vit për çdo vit duke e rritur koston vjetore te këtij biznesi me 43.800 lekë (rreth 400 euro) që do të thotë një kosto që do t’i shtohet totalit të kostove të paraqitura më lartë.

As një javë nga tragjedia që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit, qeveria vazhdon avazin e vjetër. Tenderon, koncesionon, kalon ligje me taksa të larta dhe në fund i vjedh ato. Pas lë vetëm videot e shëmtuara propagandistike”, shkruan Tabaku.
Ish deputetja shprehet se “Shqipëria ka nevojë për të alokuar fonde nga buxheti dhe kontratat e hajdutërisë PPP në ndërtimin e vendit”.

Reagimi i Tabakut:

A duhej votuar ligji fiskalizimit pa u mbushur 7 ditë nga rënia termetit?!
Pa kaluar as java nga tragjedia e 51 jetëve të humbura, qeveria ka firmosur me votën e deputetëve të mazhorancës “fiskalizimin”. Pasi i dhuroi një kompanie kroate 16 mln euro koncesion të paracaktuar, kjo qeveri do t’i detyrojë bizneset e më pas qytetarët të paguajnë kosto shtesë për këtë program.
Janë 132.400 lekë shtesë që do paguajnë bizneset që vitin e parë për këtë ligj të miratuar. Kjo kosto padyshim që do u shkojë qyrtarëve në xhepa përmes ccmimeve të rritura.
Sipas një përllogaritje të saktë dhe të thjeshtë për një biznes i cili ka 6 punonjës në kasë do t’i duhet minimalisht 6 firma te tjera dixhitale shtese në vit për çdo vit duke e rritur koston vjetore te këtij biznesi me 43.800 lekë (rreth 400 euro) që do të thotë një kosto që do t’i shtohet totalit të kostove të paraqitura më lartë.
As një javë nga tragjedia që zbuloi fytyrën e vërtetë të shtetit, qeveria vazhdon avazin e vjetër. Tenderon, koncesionon, kalon ligje me taksa të larta dhe në fund i vjedh ato. Pas lë vetëm videot e shëmtuara propagandistike.
Shqipëria ka nevojë për të alokuar fonde nga buxheti dhe kontratat e hajdutërisë PPP në ndërtimin e vendit. Ka nevojë për një vlerësim real të situatës së ndërtesave dhe jo spektakli që fsheh ligje të tilla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Shpërthen Lubonja/ Kemi qeveri gangstere

LEXO EDHE:  Hyri në Qeveri dhe i bleu djalit makinë/ Pandeli Majko më i varfëri i Ekzekutivit

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Rama pa qeveri/ CDU del në mbështetje të Bashës

LEXO EDHE:  KMSH kundër përdorimit të emrit të saj për efekt elektoral

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE