Connect with Us

“Kërcënimi i gazetarëve, kriminal”/ Basha: Prokuroria të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria

Politikë

“Kërcënimi i gazetarëve, kriminal”/ Basha: Prokuroria të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria

Publikuar

-

Kryetari i PD, Lulzim Basha shprehet se kryeministri Edi Rama po shfrytëzon tragjedinë e tëmerit për të kërcënuar gazetarët dhë për të mbyllur portalet.

Basha e konsderoi kriminale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Arben Malaj: 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financa, Arben Malaj ka folur lidhur me situatën ekonomike në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Malaj u shpreh se ai nuk hyn në grupin e ekonomistëve që thonë se kjo situatë do e futë vendin në krizë më të thellë.

“Gjëja e parë që këshillohet është qe të rishikohet buxheti. Rreth 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit shqiptarë. Nuk besoj se dëmet arrijnë shifrën 1 milardë dollar”, u shpreh Malaj i ftuar në “Provokacia”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe i prerë/ Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një

Publikuar

-

Nga

“Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një”.

Kështu deklaroi zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija”, teksa po fliste për akuzat e ngritura ndaj socialistëve se kanë dhënë leje ndërtimi në zonat bregdetare.

Braçe cilësoi si gënjeshtra edhe për pretendimet e opozitës se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako zhduku provat e dy kateve pa leje në hotelin e tij.

LEXO EDHE:  Foto-Protesta e studentëve, plas humori në rrjet/ Si tallen me Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  Flamur Noka i “ngjall” shpresat Bashës/ Europa po i hap rrugën drejt pushtetit

“Është gjëja më e lehtë për t’u verifikuar, të shkojnë në Durrës dhe t’i verifikojnë”, nënvizoi ai.

“Hotel Lubjana nuk është me leje të Vangjush Dakos, s’e them dot tani. Është hotel Mira Mare, edhe ky nuk është me leje të Vangjush Dakos. Është përgjegjëse pronarja vetë”, deklaroi më tej zv.kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe e thotë troç/ Irritimi im është me pronarët e portaleve, nuk kanë gazetarë

Publikuar

-

Nga

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija” ka treguar arsyen se përse nuk ka dalë shumë në media në këto ditë pas tërmetit dhe përse qeveria i ka sulmuar gazetarët.

Braçe i tha moderatorit të emisionit se irritimi i tij nuk është me gazetarët e terrenit apo moderatorët, por është me drejtuesit e portaleve dhe gazetarët e tyre.

“Irritimi më i madh nuk është me gazetarët e terrenit, irritimi më i madh nuk është me ju, irritimi më i madh është me drejtuesit e portaleve të cilët nuk kanë gazetarë, nuk kanë pasur dhe nuk kanë. Janë gazetarë të cilët bëjnë komente dhe analiza duke mos ditur shumë për atë që flasin”, tha zv.kryeministri, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse nuk ka dalë emisione televizive.

LEXO EDHE:  Shokon Basha/ Shqipëria është në prag të katastrofës

LEXO EDHE:  Arroganca e “Lalit” nuk njeh kufi/ Veliaj sfidon hapur Bashën

“Me thënë të drejtën nuk ia vlen, unë nuk kam dalë deri tani të flas për shumë arsye dhe njëra prej tyre është se kam qenë në punë, kam fjetur në makinë në Thumanë, me orë të tëra kemi ndejtur atje derisa u nxorr viktima e fundit, pastaj shkova në Bubq.

Nuk kam dalë në media sepse së pari duhet të jem unë plotësisht i informuar dhe duhet të jenë dhe të tjerët të mirëiformuar se nuk ia vlen të debatosh me dikë që nuk është i informuar”, u shpreh Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE