Connect with Us

Kërcënimet ndaj mediave/ Nuk përmbahet Manjani: Për energji negative mjafton Kryeministri që u bërtet qenëve

Politikë

Kërcënimet ndaj mediave/ Nuk përmbahet Manjani: Për energji negative mjafton Kryeministri që u bërtet qenëve

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, lidhur me sulmet e tij ndaj mediave, pas situatës nga tërmeti.

Manjani shkruan se është shumë dakord që mediat të mos transmetojnë shumë debate me energji negative, pasi sipas tij mjaftojnë pamjet e kryeministrit që iu bërtet qenve dhe sqarimet arrogante për njerëzit në rrugë.

“Plotësisht dakort jam! Mediat nuk kanë asnjë arësye të transmetojnë shumë debatesh me “energji negative”.

LEXO EDHE:  Foto/ Ramën e zë gjumi në parlament?

Mjafton të transmetojnë pamjet e Kryeministrit që ju bërtet qenve, apo sqarimet arrogante që u bën njerëzve të mbetur në rrugë…

Kjo është energji pozitive. Nuk ka debat në studio që e zëvendëson.

Ka shumë të drejtë në insistimin e Tij…

Meqë ra fjala, repsekt për gjykatën që la të lirë të arrestuarën politike.” shkruan ai  në reagimin e plotë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Macron jep sinjale pozitive për Shqipërinë/ Zbulon kushtin për çeljen e negociatave

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Francës Emmanuel Macron duket se ka një qëndrim më të zbutur sa i takon çështjes së hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sikurse bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, Macron ka thënë të shtunën se nëse rezultatet e raportit të Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të dalin pozitive, ai do të mbështesë hapjen e negociatave që këto dy vende  t’i bashkohen bllokut.

Por, gjithësesi duket se Macron nuk ka hequr dorë nga kushtet: “Po e presim raportin në mars. Në varësi të faktit, se nëse rezultatet janë pozitive dhe krijohet besim, atëherë do të jemi në pozita që të hapim negociatat.”-ka thënë presidenti Francez.

LEXO EDHE:  Rama sqaron publikisht Bashën/Kjo është arsyeja pse s’patëm marrëveshje

LEXO EDHE:  Rama tallet me Bashën/ Flamuri u ngrit në 28 nëntor 1944, jo prit

Deklarata u bë gjatë Konferencës për Sigurinë që po mbahet në Mynih.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama takon kryeminstrat europianë në Bruksel

LEXO EDHE:  Negociatat/ Rama takon kryeminstrat europianë në Bruksel

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE