LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këlliçi pranë familjeve në Pojan dhe Pezë/ Askush nga Bashkia Tiranë nuk është kujtuar

2 Dhjetor 2019, 21:11, Sociale CNA
Këlliçi pranë familjeve në Pojan dhe Pezë/ Askush nga

Kreu dhe anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike vijojnë aksionin e tyre për t?ju ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Së fundmi, ata kanë qenë në fshatrat Pojan dhe Pezë, shumë afër Tiranës, aty ku lëkundjet e tokës kanë lënë pas dëme të mëdha.

Sipas Këlliçit, edhe pse jemi gati një javë nga tërmeti shkatërrimtar, banorët janë në mëshirë të fatit pasi askush nuk u ka ofruar ndihmë.
?Kushdo që ka mundësi të ndihmojë, duhet të vijë ta shohë vetë me sy gjendjen në të cilën jetojnë aktualisht këto familje, me fëmijë të vegjël e invalide. Askush nga Bashkia Tiranë apo instanca të tjera shtetërore nuk është kujtuar për këta banorë që jetojnë e votojnë në kryeqytet! Apeli jonë sot shkon për cilindo nga ju! Edhe një batanije ose një pako ushqime, do të thotë shumë për këta banorë?, shkruan Këllici.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Ne Pojan, ne fshatin Peze, vetem 16km larg Tiranes, aty ku termeti ka tronditur e shembur shtepite e dhjetra familjeve, te cilat ende nuk kane mare asnje kontakt dhe ndihme nga askush. Kushdo qe ka mundesi te ndihmoje, duhet te vije ta shohe vete me sy gjendjen ne te cilen jetojne aktualisht keto familje, me femije te vegjel e invalide. Askush nga Bashkia Tirane apo instanca te tjera shteterore nuk eshte kujtuar per keta banore qe jetojne e votojne ne kryeqytet! Apeli jone sot shkon per cilindo nga ju! Edhe nje batanije ose nje pako ushqime, do te thote shume per keta banore. Mirenjohje pafund Aleances per Teatrin per veshjet e mundesuara per femijet e vegjel si dhe te rinjve te FRPD per pakot me ushqime ??

Lajmet e fundit nga