LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Inxhinieri, apel qytetarëve/ Nuk duhet të keni frikë nga godinat që nuk i janë prekur kollonat, trarët dhe soleta

2 Dhjetor 2019, 15:27, Sociale CNA
Inxhinieri, apel qytetarëve/ Nuk duhet të keni frikë nga godinat

Inxhinieri Gëzim Beqaj i bën thirrje qytetarëve të mos kenë frikë nëse tek banesat etyre nuk jaën prekur pjesa e trarëve, kolonave dhe soletave.

Sipas tij çarja apo rrëzimi i mureve ndarës nuk kanë të bëjnë me aftësinë e mbajtjes së godinës,

“Të gjitha godinat që nuk janë prekur pjesa e trarëve, kolonave, soletave e nuk duhet të kenë frikë. Çarja e mureve ndarëse siç ka ndodhur edhe në shtëpinë time të cilat janë plasaritur apo janë dëmtuar, apo rrëzuar që nuk kanë të bëjnë me aftësinë e mbajtjes së godinës, patjetër që kanë problem, por shumë është dëm material dhe panik”, u hspreh inxhinieri i ftuar në Ora News.

Sipas inxhinierit, ndërtimet e vjetra nuk janë mirëmbajtur prandaj janë gjithë këto pasoja.

“Në syrin e inxhinierit, objektet e ndërtuara para viteve 90 kanë pësuar dëmtime të tilla nga mungesa e mirëmbajtjes së tyre. Ndërsa, ndërtimet që janë bërë vitet e fundit tu ndodhin dëmtime i tilla, kanë dalë jashtë fushës së inxhinieri”./CNA.al

Lajmet e fundit nga