LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër” të rrjeteve të prostitucionit në Itali

2 Dhjetor 2019, 07:55, Blog CNA
Historitë tronditëse/ Shqiptarët, “mbretër”

Nga Flavia Amabile ?La Stampa?

* Milano – Korina ishte vetëm 16-vjeçe, kur u shit nga nëna e saj. Ajo jetonte në një qytet të vogël, në një Rumani që sapo ishte pranuar në Bashkimin Evropian. Ishte një kohë dhe vend, si i shpresës ashtu edhe i mjerimit. Por familja e Korinës, nuk besoi tek shpresa.

Nëna futi në xhep 300 euro, dhe e la vajzën e saj, më të madhen nga tre që kishte, në duart e një ?të dashurit? të saj. Burra të tillë, menaxhojnë një pjesë të madhe të trafikut seksual të vajzave rumune në Itali. Tani ata po përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë, edhe me vajzat e reja italiane.

Korina e kaloi kufirin italian, me një autorizim të nënshkruar nga nëna e saj. Por ajo nuk e kishte idenë se çfarë e priste. Burri që kishte në krah, betohej se ishte shumë i dashuruar me të, dhe se donte të krijonte një familje.

Por për të jetuar, duhej paguar qiraja, duheshin ushqime dhe rroba. Partneri i saj, i kërkoi të shkonte me burra të tjerë për para. Korina ra shumë në peshë, plot 42 kg. Çdo ditë, tutori i thoshte:?Je e shëmtuar, nuk vlen për asgjë. Nëse nuk do të ishte me mua, askush tjetër nuk do të hidhte sytë?. Korina e besoi dhe pranoi të qëndronte me të, dhe të shkonte më të gjithë burrat që i afroheshin në rrugë.

Edhe pas një aborti, edhe me një krah të thyer, pas një rrahjeje brutale. Kur kthehej në shtëpi çdo natë, ajo i nxirrte mbi tryezë paratë e fituara, duke mbajtur pak ose aspak për veten e saj. Korina ka dy motra, që të dyja të shitura ofertuesit më të lartë. I njëjti skenar, i njëjti fund.

?Vajzat janë si ari për rumunët?-thotë Nikol Muru. Ajo e tregon historinë e Korinëss dhe 2 motrave të saj, 3 jetë të shitura për më pak se 1.000 euro tek ?të dashurit? rumunë nga nëna e tyre. Nikol flet për to, pasi dëshiron t?i shpëtojë, ashtu siç shpëtoi dikur veten.

Atë nuk e shiti askush, por ra vetë në grackë. ?U martova në Rumani në moshën 20-vjeçare. E jona ishte një histori e bukur dashurie. Kur lindi fëmija jonë i parë, ai filloi të linte të gjithë paratë në kazino. Unë nisa të kërkoj një punë, dhe mu ofrua pozicioni i kamarieres në një bar në Monza, në rrethinat e Milanos.

I lashë fëmijët tek prindërit e mi, dhe erdha në Itali. E gjeta veten pa punë, dhe me një person që sillej shumë ëmbël me mua. Ai më kërkoi të prostituoja për disa muaj, për t?u rikthyer në Rumani me një shumë të mirë parash. Të mitë kishin nevojë për para, kishte kaq shumë probleme, saqë ndihesha sikur ishte detyra ime që t?i zgjidhja ato. Bëra atë që ai donte, dhe përfundova në një ferr, nga i cili dyshoja se do të dilja ndonjëherë?- rrëfen ajo.

Por Nikol arriti ta çlirojë veten. Ajo e kuptoi grackën, dhe e demaskoi partnerin. Më 3 janar të këtij viti ajo u rikthye në Rumani, përqafoi sërish fëmijët e saj, dhe tani jeton me ta. Punon aq sa mundet, por është e zonja e jetës së saj. ?Nuk kërkoj më shumë?- përfundon ajo.

Të shitura nga nënat e tyre, apo thjesht viktima të një mashtrimi të ndyrë, çdo vit mijëra vajza rumune përfundojnë në grackën e ?të dashurit të tyre?. Shifrat po rriten vazhdimisht, dhe të trafikuara nuk janë më vetëm rumunet. Ka edhe shumë vajza italiane.

Në sytë e ligjit, ato thjesht janë prostituta, dhe mund të dënohen deri në 2 vjet burg, dënim që ulet në 16 muaj sipas Kodit Penal italian. Njerëzit që i kontrollojnë dhe trafikojnë, janë fajtorë për një krim shumë më të rëndë, që dënohet nga 6-12 vjet burg.

Vajzat që kanë forcën të çlirohen nga trafikantët e tyre, janë shumë pak krahasuar me ato që mbeten pjesë e rrjetit. Kjo është e vërtetë për gratë nigeriane:vetëm 660 prej tyre, janë pjesë e sistemit social të rehabilitimit. Kjo është më e vërtetë për gratë rumune. Në një natë të vetme, organizata ?Save the Children?, ra në kontakt me 729 të mitura rumune, të trafikuara në rrugët e 5 rajoneve italiane.

?Vendi ka gjithsej 20 rajone. Kjo nënkupton se janë mesatarisht 2.800 gra të tilla në të gjithë Italinë, dhe kjo vetëm natën?- thotë Mikelanxhela Barba, presidente e organizatës ?Ebano?, që ofron ndihmë për viktimat e dhunës, prostitucionit dhe trafikimit, veçanërisht për të miturat.

?Nëse marrim parasysh të miturat që punojnë rrugëve gjatë ditës, dhe të gjithë të tjerët me të cilët nuk kemi pasur mundësi të kontaktojmë. Nëse përfshijmë edhe rumunët që punojnë jashtë apartamenteve dhe të miturit e tjerë, kemi shfrytëzimin e 12.000 të miturve. Por ne e dime, se të miturit përfaqësojnë një të tretën e totalit. Kjo do të thotë që 40.000 gra dhe vajza rumune prostitutojnë në Itali?- thotë ajo.

Atë Aldo Buonaiuto, që punon në shërbimin kundër trafikimit të shoqatës themeluar nga At Oreste Benci, rrugët e qyteteve italiane janë ?pronë? e mafies shqiptare, që i jep ato me qira me një çmim të lartë për grupimet e tjera kriminale. ?Është një treg ç?njerëzor i dhunës dhe abuzimit. Mijëra gra që detyrohen të shesin pambarimisht trupat e tyre.

Prostitucioni i detyruar është një krim kundër njerëzimit, dhe biznesi i tretë më i madh i paligjshëm, pas trafikut të drogës dhe armëve?-shton Buonaiuto. Në Itali, prostituojnë mbi 120.000 gra, në rrugë dhe jo vetëm. Ky është një biznes që frekuentohet nga 3.5 milionë klientë, dhe që arkëton mbi 90 milionë euro në muaj./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga