Connect with Us

Gjashtë të akuzuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç

Kosova & Rajoni

Gjashtë të akuzuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç

Publikuar

-

Prokuroria e Posaçme e Kosovës ngriti të hënën akuzë ndaj 6 personave në lidhje me vrasjen,në janar të vitit 2018, të politikanit lokal serb, Oliver Ivanoviç, kryetar  i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”.

Sikurse raporton radioja “Zeri i Amerikës: “Në një njoftim të Prokurorisë thuhet se “N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. akuzohen për veprat penale ‘”jesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ndihmë në kryerjen e veprës penale; Vrasje e rëndë’, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, “keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje” dhe “manipulim me prova, në bashkëkryerje”.

Në njoftim thuhet se “të pandehurit N.S., M.R. dhe R.B., të cilët gjenden në paraburgim, si dhe M.R., Z.V dhe Zh.B., të cilët gjenden në arrati, ndaj të cilëve gjykata kompetente ka lëshuar urdhër arrest dhe letër rreshtim ndërkombëtar në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale, duke vepruar si grup kriminal i organizuar me strukturë dhe hierarki në grup, me role të përcaktuara formalisht, i cili grup kriminal nuk është formuar rastësisht, por është duke vepruar që nga viti 2011 e këndej, të cilin grup e udhëheqin të pandehurit Z.V. dhe M.R, të cilët gjenden në arrati, ku të gjithë këta të pandehur veprojnë në vazhdimësi dhe në bashkëpunim, me dashje dhe dijeni të qëllimit dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar ose qëllimit të grupit për të kryer një apo më shumë vepra penale.

LEXO EDHE:  Amerika paralajmëroi për trazira në veri, dy ditë para se të vritej Ivanoviq

Të pandehurit aktivisht kanë marrë pjesë në veprimtaritë kriminale të grupit duke ditur se pjesëmarrja e tillë do të kontribuojë në realizimin e veprimtarive kriminale të grupit dhe realizimin e përfitimit të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të dobisë financiare apo dobisë tjetër pasurore, me qëllim të shtrirjes së kontrollit të bizneseve në territorin dhe kontrollin e politikës në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ky grup kriminal ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “ Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”, “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm në territorin e Republikës së Kosovës”.

Po ashtu, secili nga të pandehurit kanë kryer veprime inkriminuese-konkrete për grupin në fjalë, me ç’rast veprimtaritë e këtij grupit kriminal të organizuar kanë rezultuar me vrasjen tani të të ndjerit Oliver Ivanoviq, ku paraprakisht nga i njëjti grup i është djegur edhe vetura e tij. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” , thuhet, mes tjerash, në njoftimin më të gjatë të prokurorisë .

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Macron sfidon presionin e BE ndaj Francës për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Presidenti francez, Emannuel Macron, përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE, duke e sfiduar strategjinë e presionit publik evropian ndaj tij.

Sikurse raporton media gjermane DW presidenti Macron dërgoi javën që po përfundon disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjetin e twitterit ai njoftoi dërgimin e ekipit francez për rastet e katastrofave natyrore në Shqipëri. Pas kësaj, ai ofroi në një konferencë shtypi edhe që të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit.

Në Watford pranë Londrës, Macroni përsëriti njëkohësisht se nuk pranon që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut për nisjen e negociatave. Kjo në thelb është në favor të Shqipërisë, pasi dihet që Shqipëria ka më shumë kritikë në BE se Maqedonia e Veriut. Mosndarja e dy shteteve për nisjen e negociatave me BE është edhe qëndrimi i Gjermanisë. Me këto qëndrime Macroni sinjalizoi se nuk ka ndonjë antipati personale ndaj Shqipërisë.

Por të tërheq vëmendjen rrethana se në Londër ai e përsëriti jo-në e tij për hapjen e negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve të DW në Londër, Macroni tha fjalë për fjalë: “Unë e them shprehimisht se procedurat e anëtarësimit dua t’i reformoj përpara çdo negociate të ardhshme.”

Po në Londër Macroni tha se do të jetë edhe kundër çdo zgjerimi: “Që nuk shoqërohet me një reformë të thellë të mënyrës si funksionon BE”.

Pra, të paktën për momentin, po të nisemi nga fjalët e tij, Macroni jo vetëm nuk është larguar nga bllokimi i nisjes së negociatave. Por shkon edhe më tej, paralajmëron se nuk do të pranojë as zgjerim pa reformim më parë të BE. Nga kjo do të prekeshin aktualisht shtete kandidate që kanë avancuar më shumë në negociatat me BE: Serbia dhe Mali i Zi. Një sinjal i Macronit se për të reforma e BE ka vërtet rëndësi dhe se këtu ai nuk bën dallim midis shteteve?

LEXO EDHE:  Video/Deklarata e gazetarit: Vrasja e Ivanoviç, serbët nuk përjashtojnë dorën e pushtetit

LEXO EDHE:  Vrasja e Ivanoviçit/ Nesho: Këta janë skenarët më të mundshëm

Njëkohësisht, Macroni nuk lë dyshim se i dëshiron shtetet e Ballkanit të lidhura ngushtë me BE. Por siç tha në Londër me këtë ai kupton “edhe një fazë partneriteti strategjik dhe investimesh më të mëdha.”  Pra Presidenti francez përsëriti atë që thotë dokumenti i punës i shpërndarë nga francezët në BE: ai kërkon një fazë më të ngadaltë afrimi të shteteve kandidate me BE, para anëtarësimit.

Në thelb do t’i ngjante një mrekullie që Macroni ta tërhiqte kaq shpejt bllokimin për nisjen e negociatave me shtetet ballkanike.  Ai nuk është tërhequr as nga deklarata se NATO-ja është në gjendje vdekjeje klinike. Përkundrazi, në Londër Presidenti francez tha se është i kënaqur që fjalët e tij kanë nxitur një debat.

Nevoja e Macronit për ta përsëritur publikisht bllokadën franceze për nisjen e negociatave me dy shtete të vogla ballkanike është një sfidim i ri i vullnetit mbizotërues në BE, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo megjithëse shtetet që duan nisjen e negociatave të BE me Shqipërinë duket se po ndjekin një strategji të presionit publik mbi Francën. Franca përmendet vazhdimisht si bllokuese…

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Presidenti i Kosovës kritika BE-së/ Thaçi: Bllokon bashkëpunuesit, shpërblen shantazhuesit

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kritikoi të premten Bashkimin Evropian për standarde të dyfishta duke vënë theksin tek qasja ndaj Serbisë e cila anon nga Moska dhe mohon krimet e luftës në Kosovë.

Sikurse raporton korespondenti i radios amerikane VOA, Thaçi i bëri këto komente në një konferencë të organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim” në Berlin, duke folur për procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë nga një njoftim i zyrës së tij, presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se: “pikërisht kur po mbahej samiti i NATO-s në Londër, Presidenti i Serbisë udhëtoi për në Rusi. Ky është mesazh për orientimin e Serbisë. Po ashtu, gjatë ditës së djeshme kemi dëgjuar deklarata nga liderët serbë, duke i mohuar krimet dhe gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, tha presidenti Thaçi, nuk ndikojnë vetëm në rrafshin dypalësh por edhe në qëndrueshmërinë e rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke theksuar se Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave sa më shpejt të jetë e mundur dhe hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të bëhet në të ardhmen e afërt.

“Bllokimi i negociatave ishte mesazh i keq për gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti Thaçi, i cili ka adresuar kritika ndaj BE-së duke e fajësuar për standarde të dyfishta.

LEXO EDHE:  Video/ Pallaska: Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan akte terroriste në Kosovë

LEXO EDHE:  Kush e vrau Oliver Ivanoviçin/ Ja versioni i Albin Kurtit

“Derisa Kosova bllokohet në liberalizim dhe Maqedonia me Shqipërinë bllokohen në hapjen e negociata, Serbisë i premtohet hapje e kapitujve të rinj. Shohim pra që ata që shpërblehen janë ata që shantazhojnë BE-në me raportin me Rusinë”, tha ai.

Sipas presidentit Thaçi, kur kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi në vitin 2012, një nga rregullat e pashkruara ka qenë që s’do ta kushtëzohet procesi, ndërsa tash tarifat (ndaj mallrave serbe) po përdoren për ta kushtëzuar dialogun. Arsye kjo e mjaftueshme që bisedimet dhe marrëveshja përfundimtare Kosovë – Serbi, nuk ka për të patur alternativë për qëndrueshmërinë e Ballkanit.

Deklarata e Thaçit vijnë ndërsa gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Por ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë hapur negociatat për anëtarësim, pritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e tyre në tetor, u bllokuan nga disa vende anëtare ku rolin kryesor e luajti Franca.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“Masakra e Reçakut e trilluar”/ BE e ashpër me Vuçiç për deklaratën

Publikuar

-

Nga

BE ka është treguar e ashpër me presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me deklaratat e këtij të fundit se Masakra e Reçakut në Kosovë është trillim nga ish-shefi i misionit verifikues të OSBE-së William Walker.

Zyra e BE-së deklaron se kjo deklaratë është në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian.

“Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Europian dhe janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, tha ajo, ndërsa kërkoi që e kaluara të vlerësohet siç duhet.

LEXO EDHE:  Vrasja e Ivanoviçit/ Nesho: Këta janë skenarët më të mundshëm

LEXO EDHE:  A ka lidhje me vrasjen e Invanoviç makina e djegur?/ Zbardhen pistat ku po heton policia

“Autoritetet duhet të punojnë që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të ndershme dhe ashtu siç është në respekt të viktimave. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve”, thuhet më tej nga BE.

Ndërkohë për dënimin me dy vite burg të ish-ministrit të Listës Serbe, Ivan Teodosijeviq, BE preferoi të mos komentojë, pasi tha se kjo është një çështje që duhet ta vlerësojnë gjykatat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE