Connect with Us

Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Politikë

Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me qeverinë.

Gjatë mbledhjes së sotme, ndër të tjera, kreu i qeverisë, ka bërë të ditur se pas tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë, do të krijohet Agjencia Franceze të Zhvillimit në vendin tonë.

Rama tha se ka kontaktuar me qeverinë e Francës, e cila ka shprehur gatishmëri për të hapur këtë agjenci.

Po ashtu, ai theksoi se e gjithë vëmendja e saj do të jetë tek situata që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

“Kemi kërkuar nga qeveria e Francës një ndryshim të adresimit të marrëdhënieve me Agjencinë Franceze të Zhvillimit dhe për këtë arsye duhet të miratojmë sot një marrëveshje, që Këshilli i Ministrave të nënshkruajë me qeverinë e Francës në mënyrë që në Shqipëri të ushtrojë punën Agjencia Franceze e Zhvillimit. Presidenti i Francës është angazhuar për t’i dhënë  një shtysë kësaj agjencie në funksion të programeve të investimeve, por tani me fokus dhe me prioritet për situatën post-katastrofë. Kam marrë disa nga reagime të para nga letrat e dërguara në të gjithë botën. Reagime inkurajuese.”-tha Rama.

LEXO EDHE:  “Rama, çështje e vdekur”/ Duma: Pushteti është i marrë

Shefi i qeverisë caktoi disa detyra për Ministrinë e Arsimit dhe atë të Shëndetësisë.

“Ministria e Arsimit sot duhet t’u drejtohet homologëve europianë me një informacion të përmbledhur mbi goditjet që ka lënë tërmeti në infrastrukturën shkollore dhe për një kërkesë të përulur për ndihmë. E njëjta gjë edhe për ministrinë e Shëndetësisë.Nuk kemi dëmtime serioze. E treta në nivelin e përmirësimit të të gjithë sistemit të koordinimit për të shmangur paqrtësitë. Në të gjitha kontaktet që unë kam pasur, edhe me disa nga grupet inxinierike, masat në skuadrat tona janë jashtëzakonisht pozitive”-deklaroi kreu i qeverisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Demokratët në zi/ Ndarje e parakoshme e deputetit

Publikuar

-

Nga

Një lajm i hidhur vjen për demokratët mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, demokrati Ali Gripshi. Ndarja e parakohshme ka ardhur si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Gripshi ka qenë deputet i PD-së në zonën e Peqinit dhe ka mbajtur pozicionin e Sekretarit të Partisë Demokratike po në këtë qytet.

Në vitet e para të demokracisë, ai ka qenë një nga politikanët më aktivë në radhët e Partisë Demokratike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Opozita luftë frontale”/ Ndoka: 2020-ta, vit pa Ramën kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka, njëkohësisht aleati i Lulzim Bashës, ka folur së fundmi për aksionin opozitar dhe sfidat e tyre për vitin 2020.

Ndoka tha se djegia e mandateve ka qenë vendimi më i guximshëm dhe më i rëndësishëm i opozitës së bashkuar, në aspektin politik e moral, në raport me qytetarët shqiptarë.

Ai akuzoi qeverinë se e ka zhytur vendin në krizë të thellë politike, ekonomike dhe morale, teksa deklaroi se 2020-ta do të shpallet si “viti pa Edi Ramën kryeministër”.

“Me politikat diskriminuese, kjo qeveri detyroi mijëra familje dhe të rinjë të braktisin vendin nga gjendja e mjerueshme ekonomike.

Me humbjen e shpresës për të jetuar në këtë vend, qindra mjekë, infermierë, biznesmenë u larguan nga vendi. Ne kaluam një vit dramatik, ku opozita e bashkuar dhe qytetarët shqiptarë kërkonin largimin e kësaj qeverie dhe të kryeministrit Edi Rama, si shkaktari dhe përgjegjësi i kësaj gjendje.

LEXO EDHE:  Vasili  “shuplakë“ Ramës/ Po grabit miliona me koncesionet e kërkon para nga studentët

LEXO EDHE:  Meta thumbon Ramën/ “Kush ngel për vjeshtë nuk i meriton pushimet e gjata”

Rama po sillet si politikani më i papërgjegjshëm si drejtues i një mazhorance me vota të blera. Rama po pushton të gjitha institucionet, pushteti ka gjunjëzuar dhe kapur shtetin. Jemi në prag diktature. Viti 2020 duhet të shpallet si “viti pa Edi Ramën Kryeministër”, u shpreh ai, për “Koha Jonë”.

Ndoka tha se opozita është e fokusuar tek axhenda e Bundestagut gjerman për zgjidhjen e krizës.

“Nëse kjo axhendë refuzohet apo anashkalohet nga Rama, deviza ynë si opozitë e bashkuar do jetë; luftë frontale këtij banditi të demokracisë dhe institucioneve, luftë pa kompromis dhe me çdo çmim që meriton liria e një kombi të shtypur nga një ozurpator”, theksoi kryetari i PDK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd/ Reagon Cakaj

Publikuar

-

Nga

Sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi, në Beograd, është dënuar ashpër nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi, në rrjetet sociale, Cakaj ka deklaruar se sulmi ndaj Ambasadës së Malit të Zi nga ekstremistët serb është i papranueshëm.

Gjithashtu, ministri ka theksuar se kurrsesi një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit por pikëpamjet duhet të adresohen përmes dialogut.

LEXO EDHE:  Akuzat e forta/ Ja çfarë fshihet pas emërimit të Çuçit si ministër fuqiplotë pas gjendjes së jashtëzakonshme

LEXO EDHE:  “Rama, çështje e vdekur”/ Duma: Pushteti është i marrë

“Sulmi i dhunshëm ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd është absolutisht i papranueshëm. Një mision diplomatik nuk duhet t’i nënshtrohet vandalizmit. Pikëpamjet e ndryshme duhet të adresohen përmes dialogut. Nuk mund të ketë hapësirë për dhunë në shoqëritë demokratike”, deklaron Cakaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE