
Nga Lutfi Dervishi/ Cila media është skandaloze?
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Pas qenit dje në Kashar, sot ishte radha e Erjon Velisë, që të trajtohej publikisht si qen i rrahur nga Shefi i Madh. Në një nga aktet e teatrit post tërmet, kryeministri, në rolin e të plotfuqimshmit mbi tokë, e trajtoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës në një mënyrë që të ndillte keqardhje edhe për qënie si ai. Si një sulltan, ku ligji dhe shteti janë mishërim i vullnetit të tij, Edi Rama urdhëroi një nga eunukët e tij, lali Erin, të marrë kovat me bojë dhe të lyejë personalisht shkallët e një pallati në Tiranë. Lali uli kokën sepse përndryshe Edi Rama të ?
Gazetarët dhe kamerat do të duhej që nesër, në orën 4.30 të mëngjesit, atëherë kur urdhëroi i plotfuqishmi, të jenë prezentë tek ky pallat, për të dëshmuar zbatimin e urdhërit nga Erjon Velija. A do të veshë lali Eri kominoshet për të lyer shkallët që i tha Rama, apo e gjitha ishte një skenë teatrale për të treguar forcën madhore të shefit?
Shkon ose jo Veliaj me furçë në dorë për të lyer, kjo nuk ka shumë rëndësi. Ajo që është tmerruese këto ditë, është nëpërkëmbja nga njëra anë e çdo individi apo institucioni nga ana e kryeministrit dhe babëzia e tij për të rrëmbyer kamerat, në këto ditë të rënda, me qëllimin e vetëm mbulimin e përgjegjësisë ligjore me protagonizmin delirant të shpëtimtarit. Për këtë, i plotfuqishmi nuk po kursen askënd: fëmijët e traumatizuar që i fton në vilën e tij në Surrel, gra të moshuara nën shock që u flet për hotele me 5 yje, burra të rrënuar nga fatkeqësitë me të cilët bën gallatën bajate demokratë- socialistë.
Kryeminstri normal, i një vendi normal, nuk ka pse bën xhiro boshe, si një rock star, por i drejtohet popullit me mesazhe solidarizimi dhe me plane konkrete për menaxhimin e situatës së krizës. Ai duhet të nxjerrë përgjegjësinë e asaj që ndodhi dhe të bëjë transparencën e asaj që do të vi. Njerëzit nuk kanë nevojë të shohin të njëjtën fytyrë që nuk u ka munguar në asnjë ditë për 6 vjet nëpër ekrane dhe as nuk i ka marrë malli për batutat e lodhura të kohës së legalizimeve.
Gjëja e parë që do duhej të bënte kryeministri është një falje e madhe për mënyrën se si ai, dhe të ngjashmit me të, e kanë administruar hapësirën publike në Shqipëri. Se si për interesa të ngushta, u shndërrua në dashnor të kullave dhe të filozofisë ?gjithë populli ndërtues?. Se nuk ishte rastësi që ndërtues, prodhues betoni, biznesmenë hekuri e alumini, në perandorinë e tij u bënë deputetë e kryetarë bashkish. Me Edi Ramën, këta nuk u mjaftuan thjesht të ndikonin politikën (siç ndodhte në bashkinë e Tiranës) por të bënin vetë politikën që donin.
Edi Rama nuk mund të flasë sot për këtë katrahurë (jo vetëm të tij) sepse mbi të është ngritur gjithë piramida që e mban në pushtet. Dhe prandaj, si lady Diana, del në foto me fëmijë që vuajnë në siptale dhe përqafon ?i prekur? ata që, pasi ai ikën, u duhet të mbijetojnë në kushte të tmerrshme.
Me këta, Edi Rama nuk sillet si kryeministër, por si bamirës. Ndërsa me vartësit e tij, që mund t?i shkelë me këmbë e t?i poshtërojë publikisht, shpalos fuqinë e shefit të madh, i sigurtë që asnjë prej tyre nuk do të guxojë t?i kthejë fjalë e t?i kërkojë edhe atij përgjegjësi.
Një kryetar bashkie i zgjedhur, për më tepër ai i kryeqytetit, nuk do të kishte lejuar kurrë një trajtim të tillë si ai i shndërrimit në bojaxhi në sytë e qindra mijëra shqiptarëve. Mirëpo Erjon Velija nuk guxon të flasë. Ai është aty si rrjedhojë e shërbimit dhe jo e meritës. Sulltani e di këtë dhe kërkon t?ua dëshmojë të gjithëve edhe publikisht. Në këto ditë të rënda, vdekatarët e zakonshëm duhet t?i falen vetëm fuqisë së tij. Vetëm ai do t?u japë të hanë, do t?u gjejë dhoma hoteli e shtretër spitali, do t?i bëjë me shtëpi të reja dhe do t?i dojë si fëmijët e tij nëse sillen e mirë dhe i janë mirënjohës. Ai nuk mund të japë llogari për gjendjen ku është katandisur vendi, sepse i plotfuqishmi nuk jep kurrë llogari. Ai ka fuqinë që edhe një kryetar bashkie ta emërojë bojaxhi.
Nesër do të presim kronikën e gatshme të lali Erit duke lyer shkallët e pallatit me bojën e përcaktuar nga Ai. Eshtë për të ardhur keq, edhe për një tip si Erjon Velija, kur trajtohet në atë mënyrë, por ky është fati i përjetshëm i lakejve të sundimtarit. Ndërsa është për të ardhur akoma më keq për një popull që pranon sundimtarë të tillë. ©lapsi.al
Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ...
Duhej një ditë zie për viktimat e tërmetit! Flamurët në gjys...
A do të na i godasë Amerika mafien e ndërtimit në Shqipëri? ...
Nga Ilir Levonja – Në fakt Shqipërinë e ka mundur ban...
Nga Kol. Hajro Limaj*– Në 17 Gusht 1999, kur ra tërmet...
Fatura financiare e dëmeve që la pas tërmeti i 26 nëntorit p...
Nga Denis DyrnjajaCinizmi dhe fyerja publike e kryeministrit...
Nga Ronaldo DajaDuke dëgjuar zonjën në ekran teksa fliste m’...
REDAKSIONALEKryeministri Edi Rama, prej dy ditësh po i bën t...
Erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të shporret përfun...
Nga Genc Pollo * Eurokodet dhe “etikodet”Në këto...
Nga Nikoll Lesi* Tragjedia e tërmetit nxori në skenë, përve&...
Nga Ylli Manjani 1. Duhet të sigurojmë banesat!Kompanitë e s...
Nga Azgan HAKLAJ -Partia Demokratike misionare e çlir...
Nga Genc Bakim, banues në Japoni Do te doja te ndaj disa men...
Nga Artan Fuga* Nuk mund të na ndalojnë të mendojmë!Ka ca nj...
Nga Alba Alishani/A2 cnn* Natyra na ka gjunjëzuar prej 72 or...
Ngjarjet e mëdha janë (s)prova më e mirë sidomos për gazetar...
Fillojme me Tiranen dhe tiranasit.1. Tirana nuk eshte zone s...
Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ...
Një 42 vjeçar me problem të shëndeti...
Autori i vrasjes para krimit Disa foto të autorit ...
Ludjan Zaimi dhe Çaush Saliasi N...
Policia italiane Policia italiane ka arrestuar ditë...
Eksperti i ekonomisë dhe financave, Ardian Civici ka ...
Foto ilustruese Në tregun valutor ditën e sot...
Në tregun valutor, dollari sot këmbehet në blerje me 111.8 L...
Euronews Albania ka siguruar ekskluzivisht projektligjin e r...
Parashikimi i motit Shërbimi Meterologjik Ushtarak...
Pensionistët në Postë Rreth 2 mijë...
Nga Blerta Brati, mjeke mikrobiologe 1 Simptomat e p...
Shqipëria mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe ...
Lidhur me apartamentin e qytetarit Kristaq Qiqi, përm...
Denoncuesi Kristaq Qiqi Kristaq Qiqi ka blerë nj&e...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të M...
Foto e rrugës Alla Teksa qeveria dhe bashkia e Tir...
As autoritetet në Kosovë, as autoritetet në S...
Shtetet e Bashkuara do të mbyllin rrugën e fundit ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën ...
Miliarderët e botës e kanë rritur pasurin&eum...
Korça, çel sezonin turistik veror në 4 qershor...
Këngëtari me famë botërore, ikona e baladave të dashurisë, J...
Rreth 2000 persona pritet të marrin pjesë në koncertin e kën...
Nën kujdesin e konsulles së nderit të Republikës së Shqipëri...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Gjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi, është shkarku...
Deklarata të forta nga një ish-punonjëse e KPK-së, janë bërë...