Connect with Us

E rëndë/ Vritet me breshëri plumbash djali i deputetit

Kosova & Rajoni

E rëndë/ Vritet me breshëri plumbash djali i deputetit

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ukrainën, ku është vrarë me breshëri plumbash djali i deputetit ukrainas,Vyacheslav Sobolev.

Sipas mediave botërore, mësohet se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash në drejtim të makinës së deputetit, duke lënë të vdekur djalin e tij 3-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të Kievit, ku gjatë atentatit deputeti ka qene në timon.  “Pasi u plagos vogëlushi, ai ndërroi jetë në autoambulancë rrugës për në spital”, ka njoftuar Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Vyacheslav Sobolev, është biznesmen dhe njëherësh deputet i Kuvendit rajonal./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti tha se nuk bashkëpunon me Vuçiç/ Reagon ministri i Jashtëm serb

Publikuar

-

Nga

Pas deklaratës së kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, se nuk ulet në tryezë për bisedime me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka ardhur edhe reagimi i ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiç.
Daçiç heq përgjegjësinë nga Serbia, teksa pretendon se Kosova nuk është e interesuar për vazhdimin e dialogut dhe për arritjen e një kompromisi.
“Nëse ata (Kosova), vazhdojnë kështu, ne nuk jemi optimistë kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Daçiq para fillimit të seancës së Bordit Kryesor të Partisë së tij.
“RTS.rs” raporton se ministri serb e cilësoi si “çmenduri politike” qëndrimin e Kosovës, teksa e fajësoi këtë të fundit si faktorin më të madh të paqëndrueshmërisë.
“Ky është një tregues se ata nuk kujdesen për dialogun dhe kompromisin. Problemi i vetëm është se ata nuk e kuptojnë se situata ka ndryshuar shumë”, theksoi Daçiç.
Sipas zyrtarit serb, qëllimi i qeverisë aktuale në vendin e tij është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Kosovë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti paralajmëron/ Nëse s’merremi vesh me LDK-në, vendi shkon në zgjedhje të reja

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi sot se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, nëse  nuk arrihet një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Jam i udhëhequr nga interesi i përgjithshëm, nga interesi shtetëror që kërkon sa më parë një udhëheqje qeverisëse nga VV dhe LDK”, u shpreh Kurti në RTK.

Kreu i VV-së tha se partinë e tij nuk e trembin zgjedhjet e reja, pasi pretendon se pas zgjedhjeve të 6 tetorit është rritur përkrahja nga qytetarët.

LEXO EDHE:  Nëna tronditet kur shikon se çfarë bën profesori djalit

LEXO EDHE:  Nëna tronditet kur shikon se çfarë bën profesori djalit

Gjithashtu Kurti tregoi se në takimet me liderët e LDK-së nuk është përmendur ndonjë emër i përveçëm për president, por theksoi se duhet diskutuar për strategjinë e zgjedhjes së një presidenti të parakohshëm, vetëm pasi të plotësohen pozitat e kryeministrit, kryeparlamentarit dhe 12 ministrave./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Përmbyset autobusi/ Plagosen 26 studentë maqedonas

Publikuar

-

Nga

Një autobus me studentë nga Maqedonia e Veriut është aksidentuar paraditen e sotme në Serbi.

Mediat maqedonase raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin dhe autobusi është përmbysur në rrugën Bllacë-Belolin, në afrësi të Kopaonikut të Serbisë, për shkaqe ende të panjohura.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, bën me dije se si pasojë kanë mbetur të plagosur 26 studentë, 18 prej të cilëve janë duke marrë akoma mjekim në spital.

LEXO EDHE:  Protesta studentore/ Nënkryetari i LSI akuzon Ramën, Bashën, Metën e Kryemadhin

LEXO EDHE:  Protestat e studentëve/ Deputeti i LSI thur disa vargje për kryeministrin

Gjithashtu raportohet se një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Beograd është në komunikim të vazhdueshëm me organet kompetente. Nga MPB e Serbisë jemi njoftuar se po këqyret vendi i ngjarjes dhe deri tani nuk mund të jepen informacione më të detalizuara”, njofton MPJ e Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE