Connect with Us

E rëndë në Korçë/ Makina shpërthen në flakë sapo del nga karburanti

Kronika

E rëndë në Korçë/ Makina shpërthen në flakë sapo del nga karburanti

Publikuar

-

Një ngjarje e rënë është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se një automjet ka shpërthyer në flakë, sapo është larguar nga karburanti ku ishte furnizuar me gaz.

Në momentin që makina ka marrë flakë ka qenë në ecje, por fatmirësisht  shoferi ka mundur të dalë menjëherë pa lëndime.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar një mjet zjarrfikës e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Këshilla e psikiatres/ Si të kaloni frikën nga tërmetet

Publikuar

-

Nga

Psikiatria Arjana Rreli, pohoi se frika që përjetuan qytetarët për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, është një fazë normale, por pavarësisht këtij fakti të gjithë duhet t’i kthehemi jetës së përditshme.

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘Neës24’, Rreli tha truri ka qenë organi më i goditur nga tërmeti shkatërrimtar, që la pas 51 persona të pajetë dhe mbi 700 të plagosur.

Mes të tjerash Arjana Rreli tha se një nga zgjidhjet për të luftuar frikën është kthimi i tyre tek hobet dhe përditshmëria.

“Tërmeti është një ngjarje që nuk parashikohet dot. Ndaj nuk mund të jetojmë me frikërat tona. Le t’i kthehemi jetës tonë normale që të arrijmë normalitetin sa më shpejt. Normaliteti u cënua. Secili nga ne është i ndryshëm, ndaj dhe reagimet janë të ndryshme. Më të cënuar kanë qenë ata që janë më afër dëmeve, njerëzore apo materiale. Po ashtu dhe personat që kanë pasur ankth të instaluar, për shkak të traumave të vjetra, ndaj e nxjerr në pah atë. Kjo ishte një traumë e një niveli të lartë. U cënua jeta e cilit prej nesh. Ne jemi mësuar që të quajmë traumë dhe humbjen e një familjari të dashur, por emocionalisht ndikon jo mirë në mbarëvajtjen e përditshme.

Nëse personi shikon se gjithë kjo përfshirje mbetet në atë intensitet apo shtohet, ai duhet të kërkojë ndihmë. Aq më tepër nëse cënon aktivitetin e përditshëm. Secili nga ne ka kaluar mbi një të kaluar. Mund të ketë pasur jetë pa trauma dhe problematika të forta në pjesën e rritjes. Apo goditjet e forta që personi merr papritur, ato përjetohen nga sistemi nervor dhe japin impaktin e vet tek ekuilibri. Teksa prisja telefonata nga ata që unë i kisha nën trajtim për ankthin, këta persona më morën për familjarët e tyre. Vet ata ishin më të fortë se kurrë.

LEXO EDHE:  Kylie Jenner promovon shkëlqyesin e buzëve/ Ndërkohë bota po digjet nga flakët

LEXO EDHE:  Makina bie në humnerë në Qafë-Priskë/ Policia jep detaje rreth aksidentit

Për çdo shqetësim që tejkalon çfarë ne quajmë ekuilibër, duhet të drejtohemi tek punonjësi i shëndetit mendor. Kësaj radhe truri ka qenë organi më i goditur. Ne duhet të ecim në normalitetin tonë. Kemi ditë të tjera përpara. Është shumë e domosdoshme që ne t’i kthehemi hobeve tona. Nëse dikush ka hob leximin, duhet të kthehet tek ai. Pjesa e sportit është e domosdoshme. Është ai që shkarkon impulset tona. Është mirë që të bisedojmë me njëri-tjetrin, për gjëra të këndshme, kreative. Pas një fëmije të tronditur, duhet të shihet një familjar që ka përjetuar panikun në momentin e tërmetit. Prindërit duhet të komunikojnë me fëmijët, t’i argëtojnë, t’i çojnë nëpër këndë lojërash. Për hir të së vërtetës ky tërmet do të ngelet shumë në mendje tek ne”, tha psikiatria Rreli.

LEXO TE PLOTE

Kronika

U dëmtua nga tërmeti/ Gjykata e Apelit Durrës zhvendoset në Kavajë

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot që Gjykata e Apelit të Durrësit të zhvendoset në Kavajë.

Vendimi ka ardhur pasi godina e Gjykatës së Apelit të Durrësit është dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

KLGJ thekson se deri në përfundim të rikosntruksionit të godinës, seancat gjyqësore të Gjykatës së Apelit të Durrësit do të zhvillohen në Kavajë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim nga Italia për vjedhje me dhunë/Arrestohet në Morinë 29-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 29-vjeçar është vënë sot në pranga nga policia në Morinë pasi akuzohet për një serë veprash penale.

Shtetasi 29-vjeçar me iniciale R.N., banues në Rreshen është arrestuar sot në Morinë në kohën kur po largohej për në Kosovë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim në Itali për vepra penale si vjedhje me dhunë dhe kërcënim i nëpunësit publik.

LEXO EDHE:  Makina përplaset me motoçikletën/ Një i plagosur rëndë

LEXO EDHE:  Tym dhe flakë në mes të rrugës/ Mjeti shpërthen në lëvizje

Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

LEXO TE PLOTE