Connect with Us

“Duan të zhdukin provat”/ Ngjela “ultimatum” prokurorisë: Pezulloni prishjen e ndërtesave ose do ju padis

Politikë

“Duan të zhdukin provat”/ Ngjela “ultimatum” prokurorisë: Pezulloni prishjen e ndërtesave ose do ju padis

Publikuar

-

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, nga tryeza e emisionit “Open”, ku po diskutohet për situatën pas tërmetit 6.4 ballë ka vlerësuar se Prokuroria duhet të ndalojë urgjentisht prishjen e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti.

Sipas Ngjelës, Prokuroria duhet të marrë ekspertizën para se të shemben këto objekte.

“Urgjent prokuroria duhetë ndalë prishejn e objekteve, ndryshe do e i padis penalisht. Nuk bën gjë ndërtesa derisa prokuroria të marrë ekspertizën”, deklaroi Ngjela.

Sipas avokatit, me aktin e urdhërimit të prishjes së objekteve institucionet e pushtetit po mundohen të zhdukin gjurmët e krimit dhe kjo quhet vrasje.

LEXO EDHE:  Gjashtë ditë nga tërmeti katastrofik/ Prokuroria ende “në gjumë”

“Duan të zhdukin gjurmët. Kjo është, vrasje pa paramendim, vrasje e thjeshtë. Këtu ku ka shpërdorim detyre, kanë vdekur njerëz. Sepse ti e ke ditur që kjo ndërtesë nuk mban, e kjo quhet vrasje e thjeshtë”, argumentoi avokat-politikani Spartak Ngjela./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Miratimi i paketës Anti-KÇK/ Meta jep alarmin, tregon çfarë do të ndodhë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka dhënë sot alarmin e kapjes së çdo pushteti në Shqipëri, nga qeveria.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu.”.

Sipas Metës, në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit.

Po ashtu, kreu i shtetit thekson se miratimi në pabesi i të ashtuquajturës paketa Anti-KÇK, tregon se grushti i shtetit do të finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.

LEXO EDHE:  Ambasadoren amerikane e paskan desinformuar/ Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë premtim

LEXO EDHE:  Rrëfehet Klement Balili/ Pse nuk u vetëdorëzova më parë

Po ashtu ai ka sulmuar edhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, ndërsa thekson se edhe thirrjet “Ndiq paratë”, s’kanë më asnjë vlerë.

“Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP.”-përfundon mesazhin e tij kreu i shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Politizimi i administratës arsimore/ Shahini emëron drejtor komisionerin e PS  

Publikuar

-

Nga

Pedagodu Ndriçim Mehmeti ka publikuar një rast, që sipas tij tregon politizimin e administratës arsimore.

Në një postim në rrjetet sociale, Mehmeti shkruan se drejtori i Zyrës Vendore Arsimore në Gramsh është anëtar i Komisioneve të votimit dhe voton hapur për PS.

Ai ngre pyetje për kryeministrin dhe ministren e Arsimit, ndërsa thekson se ku shkoi premtimi për depolitizimin e arsimit.

“Ja nje tjeter rast i politizimit deri ne palce te arsmit, permes emerimeve partiake, pa konkurs dhe ne kundershtim me kriteret e vendosura nga ligji dhe udhezimet e vete Rilindjes. Eduart Bezati drejtor i ZVA Gramsh, emeruar nga ministrja e arsimit, Besa Shahini ne me pak dy vjet me pare. Anetar i Komisioneve te votimit dhe voton hapur per PS. Sigurisht qe Lindita, Besa dhe mbi te gjitha Kryeministri, duhet te na thone se ku perfundoi premtimi per depolitizinin e arsimit dhe zgjedhjes se njerezve profesionist me integritet dhe apolitik?”-shkruan pedagogu Mehmeti në postimin e tij.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kur Elisa bën juristen dhe Rama konstitucionalistin

Publikuar

-

Nga

Nuk e di nëse i keni ndjekur debatet e fundit të kryeministrit dhe shpurës së tij në disa kanale televizive!

Në emisionin e të enjtes në Opinion juristët, përfshirë ata që punojnë kamariera që i takon vetëm Rama dhe i hapin barkun vetëm atij, patën fatin të dëgjojnë deklaratat e Kryeministrit me zemër në dorë dhe në kulmin e sinqeritetit, nivelin e analizës juridiko-politike.

Kur e pyesnin për gënjeshtrat e tij lidhur me deklarimet e luftës që do i shpallte KÇK-së në drejtësi, deklaronte se e kishte patur për gjyqtaret që do lironin kriminelët. Kur i thonin që ata që u përjashtuan nga drejtësia nuk u ndoqën për pasurinë e pajustifikuar, deklaronte që KPA i përjashtoi, por KPA nuk qenka gjykatë (!!!!)

Tani ti marrim pak me radhë!

Zoti Rama!

KPA është 100% gjykatë! Dhe jo gjykatë e zakonshme! Është kolegj i Gjykatës Kushtetuese. Ata anëtarë të KPA, janë gjyqtarë Kushtetues. Shqipëria nuk ka patur asnjëherë kaq shumë gjyqtare kushtetues (në numer) sa ka sot. KPA sot ka shtatë anëare në kohë të plotë dhe shtatë anëtarë zëvëndësues dhe Gjykata kKushtetuese ka edhe 5pesë anëtarë të zgjedhur rishtas. Gjithsej 19.

Secili prej të përjashtuarve nga drejtësia ka kaluar nga filtri i KPA, i cili ka nxjerrë vendime GJYQËSORE të shkallës së fundit. Pas atij niveli, niveli tjetër është Strasburgu. Dhe Strasburgu nuk pranon çështje për të cilat nuk është ezauruar shqyrtimi gjyqësor në vendin e origjinës së konfliktit.

Ndaj duhet ta pranojmë që një budallallëk si ai që lëshoi Kryeministri në emisionin opinion, nuk ka kamarier që e lëshon.

Kryeministri e bëri!

Por i turbulluar si duket nga avulli i reve që lëshonin nga pantallonat gazetarët e panelit, Kryeministri bëri edhe një nga deklaratat e tija më të rëndësishme të shtatë viteve të pushtetit të Rilindjes.

Rama tha që Reformën në Drejtesi e kishte kërkuar Ai. Që për ta bërë kishte kërkuar mbështetjen e Merkelit dhe që gjithë sa po ndodh është meritë e tij.

Për çështjen e meritës nuk kishim shumë dyshime edhe më parë. Por deklarimi i freskët se reforma është e tij, na kujton sjelljen e tij dhe të ambasadorëve në muajt e gjatë të negociimit të reformës.

Angazhimi i ambasadorëve për një reformë që paska qënë e Ramës, e bën të dyshimtë gjithë reformën! Ata të gjithë paskan gënjyer! U gënjyen, apo gënjyen kjo sot ka pak rëndësi!

Por Reforma në Drejtësi nuk paska qënë angazhim ndërkombëtar! Ka qënë skenar në të cilin ambasadorët dhe segmente të tjera, janë përfshirë me dëshirë dhe entuziazëm që nuk shqitet dot nga kujtesa e kamarierëve shqiptarë.

Sigurisht të shtyrë nga dashuria e madhe për Shqipërinë, u përfshinë pa rezerva duke harruar vendin dhe familjet e tyre. Ai entuziazëm ngjitës i ka bërë breza të tërë ambasadorësh që të shtojnë radhët e listave konkuruese sa herë që hapet vendi bosh në ndonjë ambasadë në Shqipëri. Këtu jemi dakord me Ramën kur tallet me ta duke ju kujtuar dritën që ju ndriçon sytë kur mbërrijnë këtu. Dhe mirë ua bën!

LEXO EDHE:  Ngjela tallet keq me Metën/ Më shumë fëmijë se burrë shteti!

LEXO EDHE:  Statistikat e Prokurorisë: Në 6 muaj, intensifikim të luftës kundër korrupsionit dhe krimit

Nuk ka shqiptar që nuk e sheh se sa dhe si ambasadorët dashurohen me Shqipërinë, andaj s’mund të ndodhte ndryshe me Lu-në dhe Romanën.

Por mbetet ajo që deklaroi Rama, që reforma ishte dashuri e tij, jo e tyre. Imagjinoni që ata përveç dashurisë së natyrshme për Shqipërinë që përfshin çdo ambasador, i përfshiu edhe dashuria e Ramës ndaj besuan se reforma ishte e tyre.

Sot reforma tjetër është kjo e sekuestrimit të pasurive të të dënuarve për një liste veprash të rënda. Si dashuri e re nuk është se ka përfshire dukshëm ndonjë ambasador. Vetëm dikush ka dhënë sinjale që edhe mund të dashurohet pasi i pëlqen shprehja “follow the money”, por duket nuk e ka vendosur akoma nëse ja vlen ose jo.

Por dreqi e mori kjo historia e formularëve që u nisen nga televizori me çupen me syze nuk shtyhet dot. Nuk ka kamarier që nuk e kupton që nuk ka pasuri që shteti tëmos i dijë si janë vënë. Shteti zotëron databazën e gjithçkaje. Nëse dikush nuk ka punuar kurrë, pasuria e tij nuk mund të jetë e vënë me punë.

Rama mund të mos dijë fytyrën e çdo të dënuari, andaj i falen fotot me ta në holle hotelesh, por që mos dijë se çfarë punësh ka bërë Emiljano Shullazi gjithë jetën e tij dhe sa taksa ka paguar në shtet, dmth që nuk bën as për kamarier!

Të dëgjosh pastaj Elisen, që askush nuk ja di se ç’shkollë ka bërë, që të shpjegon si juriste se atyre po ju respektohen të drejtat se po ju niset formular dhe që policia nuk po bëka hetim penal por administrativ, kjo të bën që t’ja fshish surratin me leckën që kamarieri pastron tavolinat.

Hetimin admimistrativ e bëjnë tatim-taksat. Atë hetim duhet ta kishin bërë tatim-taksat. Nëse nuk e kanë bërë, Rama nuk bën as për kamarier. Nëse e kanë bërë dhe nuk ia tregojnë Ramës, këtë të fundit nuk e vlerësokan as për kamarier.

E dashur Elisa! Policia heton gjithmonë për llogari të një hetimi penal. Kur është polici!

Dhe këtë ta shpjegon qartë çdo kamarier.

Ka njerëz që dinë se për çfarë flasin. Ka të tjere që dinë kur duhet të mos flasin.Vetëm Elisa e ka zakon që flet vetëm për gjëra që nuk i kupton. Por mbase nuk ka zgjidhje tjetër. Ndryshe do i duhej të mos fliste kurrë. Dhe Elisa këtë nuk e duron dot./ CNA.al

LEXO TE PLOTE