LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet pas tërmetit/ Berisha i kërkon “llogari” Ramës: Nuk ka deklaruar asnjë fond të marrë nga buxheti

2 Dhjetor 2019, 16:14, Politikë CNA
Dëmet pas tërmetit/ Berisha i kërkon “llogari”

Ish kryeministri Sali Berisha thotë se deri më sot kryeministri Edi Rama nuk ka deklaruar asnjë fond të marrë nga buxheti për të përballuar nevojat e tërmetit.

Teksa publikon një foto të Ramës i cili shfaqet në gjendje jo shumë të mirë, sipër të cilës shkruhet: Ku janë paratë e buxhetit.

Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit tronditi vendin pasi 51 persona humbën jetën nën rrënoja dhe qindra të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, një numër i madh objektesh janë shembur dhe mijëra përsona kanë mbetur të pastrehë.

Shumë shtete janë solidarizuar me Shqipërinë duke kontirbuar për ndërtimin e banesave të familjeve të prekura nga tërmeti./CNA.al

Lajmet e fundit nga