LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti: 80 përqind e objekteve janë të riparueshme

2 Dhjetor 2019, 14:55, Sociale CNA
Dëmet nga tërmeti shkatërrimtar/ Eksperti: 80 përqind e

Inxhinieri Shkëlqim Beqo thotë se pas inspektimeve të bëra pas tërmetiti të 26 nëntorit, rezulton  se 80 për qind e objekteve janë të riparueshme dhe nuk ka nevojë për panik të shtuar tek qytetarët.

?Kam qenë në terren çdo minutë. Dëmet janë të konsiderueshme, jo pa zgjidhje dhe jo kaq dramatike sa paraqitet situata. Kam inspektuar Shijakun, Kavajën, zonën te Pishat e Buta, Kavajën, Qerretin dhe kam konstatuar se dëmet 80 për qind janë të riparueshme. Çdo inxhinier duhet për t?i dhënë përvojën më të rinjve: për këtë defekt duhet të veprosh kështu?, u shpreh Beqo në studion e News 24.

Inxhinieri ka hedhur kritika për masat e marra teksa shprehet se strukturat shtetërore janë të vonuara përballë nevojës së madhe të qytetarëve.

Sipas tij, puna në terren duhet të kishte filluar me kohë dhe grupet inxhinierike të thirreshin me urgjencë nga strukturat shtetërore, që të bënin matjet dhe koordinimin e punës./CNA.al

Lajmet e fundit nga