Connect with Us

Dëmet nga tërmeti, kush i solli?/ Eksperti i objekteve zbulon defektet e ndërtimeve

Politikë

Dëmet nga tërmeti, kush i solli?/ Eksperti i objekteve zbulon defektet e ndërtimeve

Publikuar

-

“Efektet e tërmetit” është tema e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, pjesë e të cilit është  inxhinjer-konstruktori Arben Dervishi, i cili ka qenë pjesë e grupeve të ekspertëve që ndihmuan në ekspertizën e objekteve të dëmtuara nga tërmeti.

Duke folur për gjetjet e konstatuara në terren Dervishi tha se aty ku ka pasur ndërtues seriozë nuk janë konstatuar dëme.

“Në ato vende ku është bërë një projekt serioz, objektet nuk kanë asnjë lloj dëmtimi, ose dëmtime minore që nuk ndikojnë në ruajtjen e jetës. Kur projektohet një objekt me tërmetin maksimal, parashikojmë që në objekt do të ketë dëme materiale, por qëllimi është të ruhet jeta e njerëzve. Fakti që humbën jetë njerëzish nuk e arritën qëllimin për të cilin ishin projektuar. Që do të thotë se projektet kanë pasur mangësi.  Nga verifikimet që kam bërë, kishte objekte që ishin me skelet të padëmtuar por struktura që kishte zgjedhur projektuese ishte e tipit ramë, kolona dhe trarë, ndërkohë në zona të tilla do të ishte e mira të shoqërohej edhe me mure. Objekti nuk kishte dëmtime në strukturë, por në muret jo strukturore.  Kishte objekte me plasaritje të vogla që nuk përbëjnë problem dhe me kosto minimale ndërtohen. Kishte objekte që linte për të dëshiruar cilësia. Në të vjetrat me tulla para viteve ’90, njerëzit kanë ndërhyrë. Jo vetëm në Durrës por edhe në Tiranë, në katet e para, garazhet, që i kanë ulur rezistencën objektit”, vlerësoi inxhinjeri konstruktor Arben Dervishi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

LEXO EDHE:  Dëmet nga tërmeti/ Qendra Operacionale e Emergjencave bën bilancin në Lezhë

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE