LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dëmet nga tërmeti/ Basha prezanton planin me tre pika

2 Dhjetor 2019, 12:50, Politikë CNA
Dëmet nga tërmeti/ Basha prezanton planin me tre pika

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me banorë të lagjes nr.17, të Durrësit, ka prezantuar edhe planin me tre pika që do ti propozojë qeverisë.

Basha theksoi se vlerësimi i banesave duhet të përshpejtohet, në mënyrë që të qetësohen banorët, por sërish nuk ka lënë pa përmendur edhe të ashtuquajturit oligarkë.

?Duhet të bëhet sa më parë vlerësimi i banesave, gjë e cila shërben për qetësimin e banorëve. Plani ynë që do t?ia propozojmë qeverisë, ka tre pika.

Së pari, organizimi i qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar vlerësimin e banesave.

Së dyti, ndarjae tyre në të banueshme dhe të pabanueshme.

Dhe së treti, të përdoret fuqitë që ka qeveria në gjendje për fatkeqësitë natyrore. Pra, të anullohen 150 milion dollarë për oligarkët dhe këto të destinohen urgjent për t?ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë?-tha ndër të tjera Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga