Connect with Us

Deklarata e Drejtorit të Institutit të Ndërtimit/ “Godinat që po shëmben janë të pabanueshme”

Politikë

Deklarata e Drejtorit të Institutit të Ndërtimit/ “Godinat që po shëmben janë të pabanueshme”

Publikuar

-

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Agron Hysenlliu, është pjesë e tryezës së emisionit “Real Story” ku temë diskutimi është “Tërmeti”, pasojat tragjike dhe personat përgjegjës të godinave të dëmtuara si pasojë e lëkundjeve 6.4 ballë.

Duke folur për shkakun Hysenlliu vlerësoi se:

“Ndërhyrjet në katet e para apo në shtesat e bëra në mënyre amatore, kanë ndikuar në jetëgjatësinë e godinave.

Ne kemi kërkuar që godinat e vjetra, të kontrollohen. Ato janë të rrezikuara por se deri në çfarë pike, nuk mund ta themi, prandaj duhet kontroll.

Ndërtesat që po shëmben kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Janë ndërtesa të pabanueshme”, tha drejtori i Insitutit të Ndërtimit,  Agron Hysenlliu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Arben Malaj: 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financa, Arben Malaj ka folur lidhur me situatën ekonomike në vend pas tërmetit të 26 nëntorit.

Malaj u shpreh se ai nuk hyn në grupin e ekonomistëve që thonë se kjo situatë do e futë vendin në krizë më të thellë.

“Gjëja e parë që këshillohet është qe të rishikohet buxheti. Rreth 85% e të ardhurave do mblidhen nga taksapaguesit shqiptarë. Nuk besoj se dëmet arrijnë shifrën 1 milardë dollar”, u shpreh Malaj i ftuar në “Provokacia”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe i prerë/ Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një

Publikuar

-

Nga

“Lefter Koka dhe Vangjush Dako duhet të hetohen një për një”.

Kështu deklaroi zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija”, teksa po fliste për akuzat e ngritura ndaj socialistëve se kanë dhënë leje ndërtimi në zonat bregdetare.

Braçe cilësoi si gënjeshtra edhe për pretendimet e opozitës se ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako zhduku provat e dy kateve pa leje në hotelin e tij.

“Është gjëja më e lehtë për t’u verifikuar, të shkojnë në Durrës dhe t’i verifikojnë”, nënvizoi ai.

“Hotel Lubjana nuk është me leje të Vangjush Dakos, s’e them dot tani. Është hotel Mira Mare, edhe ky nuk është me leje të Vangjush Dakos. Është përgjegjëse pronarja vetë”, deklaroi më tej zv.kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braçe e thotë troç/ Irritimi im është me pronarët e portaleve, nuk kanë gazetarë

Publikuar

-

Nga

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe në emisionin “Provokacija” ka treguar arsyen se përse nuk ka dalë shumë në media në këto ditë pas tërmetit dhe përse qeveria i ka sulmuar gazetarët.

Braçe i tha moderatorit të emisionit se irritimi i tij nuk është me gazetarët e terrenit apo moderatorët, por është me drejtuesit e portaleve dhe gazetarët e tyre.

“Irritimi më i madh nuk është me gazetarët e terrenit, irritimi më i madh nuk është me ju, irritimi më i madh është me drejtuesit e portaleve të cilët nuk kanë gazetarë, nuk kanë pasur dhe nuk kanë. Janë gazetarë të cilët bëjnë komente dhe analiza duke mos ditur shumë për atë që flasin”, tha zv.kryeministri, ndërsa tregoi edhe arsyen se përse nuk ka dalë emisione televizive.

“Me thënë të drejtën nuk ia vlen, unë nuk kam dalë deri tani të flas për shumë arsye dhe njëra prej tyre është se kam qenë në punë, kam fjetur në makinë në Thumanë, me orë të tëra kemi ndejtur atje derisa u nxorr viktima e fundit, pastaj shkova në Bubq.

Nuk kam dalë në media sepse së pari duhet të jem unë plotësisht i informuar dhe duhet të jenë dhe të tjerët të mirëiformuar se nuk ia vlen të debatosh me dikë që nuk është i informuar”, u shpreh Braçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE