LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eni Vasili debaton me Kreshnik Spahiun/ Do të të heq mikrofonin, mos përhap panik me gaz

2 Dhjetor 2019, 21:52, Aktualitet CNA
Eni Vasili debaton me Kreshnik Spahiun/ Do të të heq mikrofonin, mos

Me debate të forta është shoqëruar emisioni i sotëm ?Open?, mes moderatores Eni Vasili dhe ish kryetarit të Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Spahiu ngriti akuza se qeveria nuk po e menaxhon si duhet situatën, pas tërmeteve, ndërsa alarmoi se janë dëmtuar rezervuarët dhe digat.

?Këta thonë hajdeni bëhemi bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë. Nuk mund të bëhen bashkë vrasësi me viktimën. Këta dalin dhe bëjnë show në televizione. Po a e dinë çfarë dëmi i janë shkaktuar rezervuarëve, digave? Rrezikohet të dalë gazi, uji dhe të fundosë qytete të tjera. Mund të ndodhë një katastrofë të madhe?, u shpreh Spahiu.

Pikërisht kjo ka shkaktuar ndërhyrjen e Vasilit, e cila ndërpreu politikanin dhe e paralajmëroi se do t?i mbyllë mikrofonin, nën pretendimin se po përhapte panik.

?Ndalo Spahiu, ndalo, ose do të heq mikrofonin përgjithmonë! Ndalo dhe mos përhap panik me gaz dhe ujë! Në qoftë se nuk e ke si informacion të sigurtë ndalo! Nëse e ke si informacion shko denonco në Prokurori?, tha moderatorja, ndërkohë sizmiologu Llambro Duni deklaroi se nuk ka vend për panik.

?Rezevuarët dhe digat janë sturktura që janë ndërtuar për të përballuar rreziqe natyrore të tilla. Nuk ka vend për panik?, theksoi Duni./ CNA.al

Lajmet e fundit nga