Politikë
“Bëjmë edhe atë që nuk ua pret imagjinata”/ Rama kërcënon sërish mediat

Kryeministri Edi Rama sërish sot nuk i ka kursyer sulmet ndaj mediave.
Edhe ditën e sotme, Rama ka kërcënuar hapur mediat, ndërsa u shpreh se do të bëjmë atë që nuk ua pret imagjinata.
Ai paralajmëroi mediat, që të filtrojnë dhe verifikojnë informacionin, ndryshe thotë kryeministri, do të bëhet si Japonia, e cila ka marrë masa ekstreme për mediat private.
“Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit!
Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!
Filtroni informacionet dhe verifikoni ato që thoni!
Menaxhoni debatet dhe ndaloni klithmat nëpër studiot tv dhe përfshihuni në qetësimin e shpirtrave të goditur më keq se banesat!
Kontribuoni për të kanalizuar energjinë e jashtëzakonshme të solidaritetit mbarëshqiptar!
Kjo është koha për kurimin psikologjik të popullit që ju ndjek dhe jo për rrenat e shamatatë karakteristike të veprimtarisë së zakonshme të një pjese të madhe të sferës suaj”-tha kreu i qeverisë./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Ngjela flet me emra/ Ja kush janë 4 fajtorët për ndërtesat pa leje buzë detit
Avokati Spartak Ngjela ka përmendur emra, teksa foli për fajtorët e kësaj situate ku ndodhet vendi, pas tërmetit të 26 nëntorit. Ngjela cilësoi si fajtorë...

“Rama duhet thirrur në Prokurori”/ Kryemadhi flet me fakte: Kam videon!
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në studion e “Kjo Javë”, nuk i ka ndalur sulmet ndaj qeverisë, lidhur me menaxhimin e situatës së...