Connect with Us

Zbulohet si Ben Blushi dhe Top Media “kryqëzuan” kryebashkiaken e Durrësit

Politikë

Zbulohet si Ben Blushi dhe Top Media “kryqëzuan” kryebashkiaken e Durrësit

Publikuar

-

Mbrëmjen e e djeshme qarkulloi në rrjet intervista e kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, për televizionin Top Channel.

Sako bëri një deklaratë shokuese lidhur me viktimat që la pas tërmeti duke u shprehur: Për hirë të vërtetës duhet ta themi që ky ishte një tërmet i nivelit shkatërrimtar, por të jemi të kënaqur dhe me 50 viktima për asye se në raste të tjera kanë qenë mbi 100 viktima.

Kjo deklaratë e Sakos gjatë intevistës nuk u ndoq dhe nuk u dënua në moment nga gazetarja e cila po intervistonte.

Më pas ishte gazeta Shqip, po pjesë e Top Medias e cila ripublikoi videon e e cila bëri xhiron e rrjetit mbrëmjen e djeshme.
Ky është një skenar alla Ben Blushi që ka “dëshmore” një kryebashkiake të PS.

Deklarata e Sakos ngjalli reagime të ashpra nga njerëz në radhët e politikës por edhe nga njerëz të thjeshtë të cilët e kryqëzuan me komente negative.

LEXO EDHE:  Momenti i shoqërimit të studentëve në komisariat, video

Ndërkohë pas publikimit të videos, Sako iu hakërrye publikuesve, duke thënë se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti.

“Në vend që të kontribuojnë për familjet në nevojë, ka nga ata që i përdorin minutat dhe statuset e tyre për të shkëputur fjalë nga konteksti dhe për t’i shtrembëruar ato”, tha Sako.

Mëngjesin e sotëm, kryebashkiakja Sako ka vendosur të japë dorëhqejen nga detyra.

“E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve”, thuhen në njoftimin e Sakos./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Publikuar

-

Nga

Andi Bushati nuk përmbahet/ “Deputetët e opozitës janë sharlatanë, letër higjenike e Ramës”

Analisti Andi Bushati, nuk është përmbajtur ndaj deputetëve të opozitës parlamentare, teksa ishte duke folur për marrëveshjen e 5 qershorit.

Bushati i cilësoi ata si sharlatanë dhe deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit është rrëzuar.

“Për mua është rrëzuar marrëveshja e 5 qershorit, por unë nuk e shikoj me tone kaq dramatike rrëzimin e marrëveshjes nga Edi Rama dhe me futjen në lojë të atyre sharlatanëve të opozitës së re. Por nuk është ajo po shihet që këtu është bërë një gjëmë shumë e madhe”, u shpreh ai në emisionin “Open”.

LEXO EDHE:  E dini ç’është hipokrizia?/ Na e mëson “Top Channel”

LEXO EDHE:  Video-intime/Kryebashkiaku i Peshkopisë me brekë të grisura seks me 20-vjeçaren

Analisti i vijoi edhe më tej fyerjet, duke thënë se deputetët opozitarë janë “letra higjienike” e kryeministrit Edi Rama, pasi theksoi se ata kanë votuar të gjitha ligjet që i janë dashur kreut të qeverisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Publikuar

-

Nga

Propozimi për marrëveshje/ Bushati zbulon prapaskenat: Rama i dërgoi njerëz Bashës, ja ku u takuan

Tre ditë më parë bëri bujë deklarata e kryetarit të Republikës së Re, i cili tha se Edi Rama i kishte ofruar një marrëveshje ku Basha të bëhej kryeministër dhe Rama President.

Duke marrë shkas nga kjo, analisti Andi Bushati tha se ka informacione të sigurta që Rama i ka dërguar disa persona Lulzim  Bashës. Sipas tij, ata janë takuar me kryetarin e opozitës te vila e tij.

LEXO EDHE:  Video-intime/Kryebashkiaku i Peshkopisë me brekë të grisura seks me 20-vjeçaren

LEXO EDHE:  Video-intime/Kryebashkiaku i Peshkopisë me brekë të grisura seks me 20-vjeçaren

“E kam informacion të sigurtë, Rama u ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal, por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Carloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”, u shpreh Bushati në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Publikuar

-

Nga

“Marrëveshja Rama-Basha nuk do prishet”/ Spahiu: Ndërkombëtarët po luajnë me dy porta

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, tha se kryeministri Edi Rama po teston ndërkombëtarët me marrëveshjen e 5 qershorit.

Spahiu deklaroi se marrëveshja nuk do të prishet, ndërsa pretendon se ndërkombëtarët po luajnë me dy porta.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

LEXO EDHE:  Video-intime/Kryebashkiaku i Peshkopisë me brekë të grisura seks me 20-vjeçaren

LEXO EDHE:  “Rama premtoi paketë të tretë”/ Shehaj i nxjerr videon: Braktisi njerëzit në varfëri

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, u shpreh ai në emisionin “Open”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE