Connect with Us

Thellohet tragjedia/ Ndërron jetë anëtari i nëntë i familjes Lala

Kronika

Thellohet tragjedia/ Ndërron jetë anëtari i nëntë i familjes Lala

Publikuar

-

Është thelluar tragjedia në familjen Lala. Mësohet se ka humbur jetën në spital edhe anëtarja e nëntë e familjes, Fiqirete Lala, 64 vjeç.

E moshuara, pësoi infarkt një ditë pas tragjedisë, ndërsa ka ndërruar jetë, pas përcjelljes për në banesën e fundit të 8 anëtarëve të tjerë.

I vetmi i mbijetuar nga shembja e banesës së familjes Lala në Durrës është 17-vjeçari, Ramë Lala, i cili është nisur drejt Italisë për të marrë mjekim më të specializuar.

LEXO EDHE:  Përdorimi i të "fortëve" për blerjen e votave/ Duka, thirrje këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Durrësit

Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik:

1. Amelia Lala, 8 vjeç.
2. Sahadete Lala, 79 vjeç.
3. Griselda Lala, 22-vjeç,
4. Marjeta Lala, 31 vjeç
5. Emilio Lala.
6. Enis Lala, 2 vjeç.
7. Dionisa Lala, 2 vjeç, binjakë.
8. Ilir Lala, (i paralizuar),  52 vjeç./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Milana

    2 Dhjetor, 2019 at 12:51 pm

    Yes I’m so much content thank you

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Humbi jetën në një kantier ndërtimi/ Si e parandjeu ngjarjen nëna e 36 vjeçarit: E prisja me frikë…

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ndodhi, gjatë ditës së djeshmë, në Korçë ku 36 vjeçari Elvis Josifi humbi jetën teksa punonte në ndërtim.

Ditën e sotme policia ka arrestuar dy persona, teknikun dhe manovratorin e firmës së ndërtimit. Ata akuzohen për “shkeljen e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë 36 vjecarin, Elvis Josifi duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas, Abc News, familjarët janë përplasur me përgjegjësit e firmës gjatë ceremonisë mortore dhe nëna e viktimës ka hedhur akuza ndaj firmës ndërtuese duke i akuzuar se i kanë vrarë djalin, i cili punonte për bukën e gojës.

LEXO EDHE:  Berisha akuza për vdekjen e elektriçistit

LEXO EDHE:  Tymoset protesta në Elbasan dhe Durrës/ Digjen goma

“Djali im nuk vlen sa një drekë. Mos u tallni me gjakun e djalit tonë. Të kalben në burg ata që ma vranë dritën e syve.”

Këto jane fjalët që nëna iu drejtoi përfaqësuesve të firmës të cilët  i kërkuan të mbulonin shpenzimet e ceremonisë mortore.

“E ëma një ditë në supermarket tha se djalin e kishte në punë në ndërtim dhe ishte shprehur se kishte frikë për të, deri sa vjen në shtëpi unë rri me frikë”, thotë fqinja e familjes ku ndodhi tragjedia.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zbardhen detaje të reja nga vdekja tragjike e të riut në Korçë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja tragjike e një dite më parë, ku një 36-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në kantierin e ndërtimit.

Mësohet se viktima, Elvis Josifi ishte i siguruar dhe familja do të përfitojë nga sigurimi i jetës një vlerë prej 10 mijë lekë të rinj në muaj.

36-vjeçarit i ra mbi kokë segmenti metalik që peshonte rreth 5 ton, duke i çarë kaskën mbrojtëse, çfarë solli vdekjen e menjëhershme.

LEXO EDHE:  Përdorimi i të “fortëve” për blerjen e votave/ Duka, thirrje këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Durrësit

LEXO EDHE:  Reagimi i ashpër i Unionit të Gazetarëve/ Kërkon drejtësi për Klodiana Lalën dhe Elvi Fundon

Ndërkohë, punëtori tjetër, me inicialet P.F., 59 vjeç, që mbeti i plagosur po vijon trajtimin në spitalin e Korçës, ndërsa raportohet se ai ka tre brinje të thyera, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët një apartament në Kamëz

Publikuar

-

Nga

zjarrefikset neutralizojne zjarrin

Një apartament është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake, në apartament nuk jetonte njeri, ndërsa mbeten të paqarta rrethanat e rënies së zjarrit.

Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar zjarrëfikësën.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE