LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama paralajmëron ndërtuesit/ "Riparoni vetë dëmet në pallate ose burg"

1 Dhjetor 2019, 15:53, Politikë CNA
Rama paralajmëron ndërtuesit/ "Riparoni vetë dëmet

?Dëmet jo të konsiderueshme të rikuperohen nga vetë ndërtuesit?, kështu është shprehur kryeministri Edi Rama nga tryeza e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ose do të përgjigjen para ligjit.

Po ashtu kryeministri ka ritheksuar edhe njëherë vendimin e qeverisë për krijimin e një ligji që do të dënojë 7-15 vite burg personat të cilët shkelin lejen e ndërtimit gjatë punës.

“Riparimet janë pjesa më e madhe dhe kushtojnë shumë. Inventari është shumë i rëndësishëm, prandaj kemi thirrur ekspertë të huaj për shkak të kësaj lukunie që bën gam gam. Besimi sot te ndërtuesit është përtokë për shkak të imazhit që krijohet.

Por godinat e reja e kanë përballuar testin. Edhe dicka, ata që i kanë ndërtuar ata që janë dëmtuar, të shkojnë ti riparojnë ose të përgjigjen para ligjit dhe të shkojnë në burg. Se nuk ka mundësi të riparojmë pallate që kanë shfaqur dëme të rikuperueshme se janë bërë gabime në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak dhe të vijnë dhe ata që i kanë bërë dhe ti riparojnë, ata që janë të riparueshme.

Do të bëjmë dënimin me burg 7-15 për ata që shkelin lejen e ndërtimit. Gjithashtu arkitektët që nuk e denoncojnë ndërtuesin por i shkojnë nga pas, ata janë gardiani. Por edhe përgjegjësi për konstruksionin. Më mirë të vendosen sanksionet dhe ta hanë ata që shkelin ligjin se sa familjet e pafajshme “, ka deklaruar Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga