Connect with Us

“Qepe gojën!”/ Shoqëruesi i Metës përplaset me të moshuarin

Politikë

“Qepe gojën!”/ Shoqëruesi i Metës përplaset me të moshuarin

Publikuar

-

Presidenti i vendit Ilir Meta ka dalë në terren ditën e sotme për të parë nga afër gjendjen e disa banorëve të prekur nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit në zonën e Bubqit dhe Shkafanës në Ishëm.

Gjatë vizitës, Meta ka hasur në një moment të sikletshëm kur një nga shoqëruesit e tij është përfshirë në një debat me një të moshuar në Shkafanë.

I shqetësuar për shkak të dëmeve të mëdha që i ka lënë tërmeti, teksa tenton të shpjegojë situatën Metës, i moshuari tregon se ka patur një përplasje më herët me një nga shoqëruesit e Presidentit.

I irrituar nga kjo përplasje, ai ka vijuar t’i ankohet më tej kreut të lartë të shtetit, duke e akuzuar shoqëruesin e tij se i ka thënë “qepe gojën”.

Pjesë nga debati:

Meta: Po nuk bëhet shtëpija sot..

I moshuari: Edhe sa do, edhe sa do… 1 muaj une dua shtëpinë.

Meta: Po patjetër do të bëhet edhe shtëpija. Merrja emrin…

I moshuari: Kasem Bajram Gjena… Kam qenë dje tek Klani tek radio moska… dhe tani mua Popi më thotë qepe. Pse fol ai e më thotë mua qepe?

LEXO EDHE:  Hetimi për Metën/ Kuvendi shkresë Venecias

Meta: Po mua Popi më ka sjellë sot. Ai më tha eja shkojmë atje.

I moshuari: Ke bërë shumë gabim që ke ardhur me Popin. Nuk duhet të kishe ardhur me Popin. Popi të rrij urtë sepse s’i kam zor.  Jam 77 vjeç, pa grua, pa djal, pa goc edhe ai më thotë mua qepe.

Pse të më thotë mua qepe?

Meta: Me qetësi…

Shoqëruesi: Nuk të thashë qepe, të thashë mos bërtit

I moshuari: Ouuu

Shoqëruesi: Me qetësi pra, a don me i rregullu gjënat? Me qetësi..

I moshuari: Popi…./CNA.al

Shoqëruesi i Ilir Metës kërcenon banorin që i është prishur shtëpia nga tërmeti: Qepe gojën

Shoqëruesi i Ilir Metës kërcenon banorin që i është prishur shtëpia nga tërmeti: Qepe gojën

Gepostet von Gazeta TemA am Sonntag, 1. Dezember 2019

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  “Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

LEXO EDHE:  Italia humb 33 mjekë nga koronavirusi/ Meta: Ka potencial të kemi të infektuar edhe këtu

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

Publikuar

-

Nga

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshin e plehrave të historisë. Shipëria do të çlirohet nga një aventurier”.

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita e Lulzim Bashës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha në emisionin “Rubikon” se fitorja është parashikuar edhe nga sondazhet.



“Sondazhet tregojnë një fitore të thellë të opozitës së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera. Tani ky ka filluar manipulimin e listave të zgjedhësve por fatmirësisht edhe miqtë tanë, partnerët ndërkomëbtarë e kanë zbuluar se ky po ndryshon listat.

LEXO EDHE:  “Kushtetutën duan ta rrëmbejnë dhe ta shqyejnë Ram-rilindasit”/ LSI thirrje për protestë

LEXO EDHE:  Meta paralajmëroi video për Dvoranin/ Krasniqi: Janë mjete të luftës politike

Këtu është thënë që zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, zgjedhjet duhet të ishin më 20 shkurt, se ky do të bëjë gjithçka të mos ikë, por ky do mundet në mënyrën më të… do mjerohet shumë keq. 20 shkurti është dita e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, e ka simbolin ajo brenda”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

Publikuar

-

Nga

A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?/ Përgjigjet Sali Berisha

“A është kontaktuar nga Gjykata e Hagës?” Kjo është pyetja që i është drejtuar ish-kryeministrit Sali Berisha, teksa po fliste për çështjen e kufijve të Kosovës dhe luftën me Serbinë.

Berisha tha se më përpara ka pasur kontakte për shumë çështje me Gjykatën e Hagës

“Jo, unë jam kontaktuar për shumë gjëra kur u ngrit Gjykata sepse edhe Shqipëria edhe Kosova kanë firmosur një marëveshje me përfaqësuesit e gjykatës. Ajo marrëveshje është firmosur në të dy parlamentet. Unë kam kundërshtuar raportet e Dick Marty”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Pyetjes nëse është kontaktuar kohët e fundit, Berisha iu përgjigj duke thënë jo.

LEXO EDHE:  Video- Meta dhe Majko ja marrin këngës

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet DASH/ Respektimi i ligjit është mbi të gjitha

“Nuk jam kontaktuar. Nuk kam asnjë gjë konkrete për asnjë rast”, theksoi ish-kryetari i PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE