LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Rusia nuk ka interes për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit Kosovë-Serbi

1 Dhjetor 2019, 11:41, Kosova & Bota CNA
Pse Rusia nuk ka interes për zgjidhjen përfundimtare të

Nga Maxim Samorukov ?Carnegie.ru?

Serbia është përfshirë ndër dekada në një konflikt me Kosovën, provincën e saj të
shkëputur, që shpalli pavarësinë në 2008, pas përleshjeve të dhunshme etnike dhe ndërhyrjes ndërkombëtare në fund të viteve 1990.

Vitin e kaluar, një përpjekje e re diplomatike u ndëmorr nga këshilltari i atëhershëm i sigurisë kombëtare në SHBA, Xhon Bolton, që tha se administrata e presidentit amerikan Donald Trump, ishte gati të shqyrtonte ndryshimet në kufirin Serbi-Kosovë si pjesë e një zgjidhjeje.
Qeveria serbe e mirëpriti këtë ide, duke ngjallur shpresën se ishte potencialisht e mundur një zgjidhje e negociuar për konfliktin në Ballkan. Gjithsesi çdo lloj zgjidhjeje përfundimtare, do të jetë sërish e vështirë.

Shumë udhëheqës në Kosovë, nuk janë entuziastë për korrigjimin e propozuar të kufijve, që do të përfshinte një shkëmbim të zonave në veri të Kosovës të populluara kryesisht nga serbët etnikë, me disa komuna serbe në jug, të dominuara kryesisht nga shqiptarët etnikë.
Gjermania dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian, e kanë kundërshtuar me forcë këtë ide, duke argumentuar se rishikimi i kufijve mund të rihapë ?Kutinë e Pandorës?, me një efekt domino të paparashikueshëm.

Ndërkohë, është gjithnjë e më shumë e qartë se Rusia, që ka ruajtur prej kohësh një ndikim të madh në rajon, të mos dëshirojë zgjidhjen e këtij konflikti.
Për sa kohë që Serbia nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e Kosovës, ajo detyrohet të mbështetet në fuqinë e vetos ruse në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të parandaluar njohjen e plotë ndërkombëtare të asaj që e konsideron ende si një provincë të shkëputur në mënyrë të njëanshme.

Kjo varësi i jep Moskës një ndikim të madh, si në rajon, ashtu edhe brenda vetë Serbisë. Dhe Kremlini druhet se përfundimi i konfliktit Serbi-Kosovës, do të zvogëlojë ndikimin e tij në Serbi, dhe do të minojë rëndë ndikimin e vet në Ballkan. Dhe Rusia është e mirë-pozicionuar në pengimin e procesit të zgjidhjes së këtij konflikti.
Presidenti rus, Vladimir Putin, gëzon një popullaritet të madh në pjesën më të madhe të shoqërisë serbe, dhe institucionet ruse politike dhe të sigurisë, kanë lidhje të ngushta me homologët e tyre në Serbi, që janë të prirur të kundërshtojnë me forcë çdo lloj kompromisi me Kosovën.
Sipas të gjitha gjasave, Moska shpreson ta përdorë ndikimin e saj mbi çështjen e Kosovës si një levë në marrëdhëniet e saj problematike me Perëndimin. Lufta e Kosovës, luajti një rol kryesor në forcimin e lidhjeve të ngushta aktuale midis Rusisë dhe Serbisë.

Kremlini, reagoi ashpër ndaj fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Ai shprehu ndërkohë mbështetje për Sllobodan Millosheviçin. Që të dyja vendet, e ringjallën narrativën shekullore të vëllazërimit sllav. Dhe kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, Moska ndërhyri për të minimizuar pasojat për Serbinë.

Diplomatët rusë, e shfrytëzuan autoritetin e tyre në Këshillin e Sigurimit të OKB, për të parandaluar njohjen e plotë të Kosovës. Serbia e shpërbleu Kremlinin me qasje dhe përfitime ekonomike dhe politike. Kompania ?Gazprom Neft?, mori nën kontroll 51 përqind të monopolit të naftës dhe gazit në Serbi.
Për më tepër, të irrituar nga elitat e tyre qeverisëse, shumë serbë e shohin Rusinë si një mbrojtëse më të besueshme të interesave kombëtare serbe. Ndaj, çdo udhëheqës serb që do të bënte lëshime domethënëse mbi çështjen e Kosovës, shqetësohet me të drejtë, për humbjen e mundshme të mbështetjes popullore.

Nëse Moska do të denonconte lëshime të tilla, kjo do të shkaktonte protesta të mëdha publike. Qeveria e Vuçiçit ka ngecur në një kurth që e ka krijuar vetë:Ajo nuk ka luksin që shfaqet si më pak e përkushtuar për Kosovën, sesa Rusia. Nga ana tjetër, kjo do të thotë që Kremlini mund të vendosë veton ndaj çdo zgjidhjeje të konfliktit, me të cilën ai nuk është dakord.
Në sytë e Kremlinit, Rusia ka shumë pak për të fituar dhe potencialisht gjithçka për të humbur, nëse zgjidhet konflikti Serbi-Kosovë. Njohja e plotë e Kosovës, do t?i jepte fund varësisë së Serbisë nga mbështetja e vazhdueshme ndërkombëtare e Rusisë.

Nëse nuk kufizohet më nga çështja e Kosovës, Serbia mund të përshpejtojë anëtarësimin e saj në BE, dhe të thellojë bashkëpunimin me NATO-n. Moska i akuzon shqiptarët e Kosovës për një seri veprimesh, që aspirojnë bashkimin me Shqipërinë, dhe të krijojnë të ashtuquajturën Shqipëri të Madhe.
Kjo është mënyra sesi Rusia e ushqen popullaritetin e saj tek publikun serb, ndërsa e detyron udhëheqjen serbe të ketë një qasje të ashpër. Por Vuçiç dëshiron shumë që vendi i tij të anëtarësohet në BE, edhe nëse kjo nënkupton lëshime të mëdha për Kosovën.

Lidhjet e Moskës me Kishën Ortodokse Serbe, mund të jenë gjithashtu të jenë rëndësishme, gjatë bisedimeve për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve Serbi-Kosovë. Në nëntorin e vitit 2018, Asambleja e Shenjtë e Peshkopëve të Kishës Serbe, përsëriti kundërshtimin e saj të palëkundur ndaj çdo lëshimi mbi statusin e Kosovës.
Edhe Kisha Ortodokse Ruse, gëzon një autoritet të veçantë në Serbi. Gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1999, patriarku i atëhershëm i Moskës Aleksei II shkoi në Beograd për të mbështetur serbët, ashtu siç bën sot patriarku Kiril.

Vuçiç dhe administrata e tij, janë të shqetësuar që falë popullaritetit të madh të Rusisë në mesin e elitave serbe por edhe publikut në përgjithësi, nuk e kontrollojnë më patriotizmin serb si një mjet politik për të drejtuar shoqërinë. Në këto kushte, Vuçi vazhdon të aplikojë një politikë të jashtme kryesisht pro-perëndimore, edhe pse huazon shpesh taktikat nga ?manuali i lojërave? të regjimeve joliberalë si qeveria e kryeministrit Viktor Orban në Hungari.

Qeveria e Vuçiç i përdor gjestet pro-ruse, për të zbehur hendekun midis parullave të saj nacionaliste, dhe veprimeve në skenën botërore. Vuçiç thuhet se po përpiqet ta bindë Kremlinin
me idenë, se një zgjidhje e konfliktit me Kosovën, mund të lehtësojë një afrim të ri Rusi-SHBA. Gjithsesi, nuk ka ndonjë shenjë se Rusia e beson realisht këtë gjë. Përkundrazi, Kremlini pret që Perëndimi të dalë me një ofertë më konkrete mbi çështjen e Kosovës, që do të përfshijë edhe aspekte të tjera të politikës së jashtme./Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga