LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA/ Falenderim për administratën amerikane

1 Dhjetor 2019, 11:50, Aktualitet CNA
Meta takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në

Presidenti Ilir Meta ka takuar sot Këshilltarin Bashkiak të Nju Jork, Mark Gjonaj dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.

Meta bën me dije se së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.

?Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira?, shkruan Meta.

Postimi i Presidentit Ilri Meta:

Takim vëllazëror me Mark Gjonaj, Këshilltar në Këshillin Bashkiak të Nju Jork dhe përfaqësues të diasporës shqiptare në SHBA.
Së bashku me Markun, për të na ndihmuar në këto momente të vështira, janë edhe 7 ekspertë nga Amerika, që do të merren në terren me inspektimin e të gjitha shkollave të zonës së prekur nga tërmeti dhe vlerësimin e dëmtimeve të tyre.
Falënderim nga zemra dhe mirënjohje për vëllezërit dhe motrat në SHBA, si dhe për popullin dhe administratën amerikane, që po na gjenden afër në këto momente të vështira./CNA.al

Lajmet e fundit nga