LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Inxhinieri kërkon Vetting në inxhinieri!/ “Tërmeti nxorri të palarat”

1 Dhjetor 2019, 19:32, Sociale CNA
Inxhinieri kërkon Vetting në inxhinieri!/ “Tërmeti nxorri

?Ky tërmet na zbuloi të palarat!? Kështu u shpreh inxhinieri Sokol Kikino, në rubrikën ?Opinion?, në News 24, duke iu referuar shkatërrimit të banësave nga tragjedia e 26 nëntorit.

Sipas Kikinos, ka ardhur koha që të bëhet Vetting në inxhinieri, ndërsa shtoi se të gjitha licensat duhet të kalojnë në filtër.

?Ky tërmet na zbuloi të palarat. Ka ardhur koha që duhet bërë Vetting në inxhinieri. Në ka diçka që shqiptarët duhet të mësojnë kësaj radhe është se duhet bërë Vetting edhe në inxhinieri. Duhet të kalojnë në filtër të gjitha licensat, duhet një ndërhyrje radikale në legjislacion, në mënyrë që të ketë frikë.

Bëra një verifikim vullnetar në Durrës. Populli shqiptar betejën e ka me panikun, jo me tërmetin. Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme dhe në këtë gjendje bëhen dhe veprime të jashtëzakonshme. Ju bëj thirrje kolegëve, siç bëra unë me kolegët e mi që i dërgova në terren për të punuar. Nuk mund ta bëjnë as 20 grupe, por duhet të jenë më shumë, dhe kryesisht inxhinierë që kanë punuar. Njerëzit presin shpresë reale, ne japim shpresë shkencore theksoi Kikino./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga