LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elvis Naçi në tryezë me Ramën/ “Të çohet në vend amaneti i jetimëve”

1 Dhjetor 2019, 15:04, Sociale CNA
Elvis Naçi në tryezë me Ramën/ “Të çohet

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë pasdite Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, pas tërmetit tragjik që la pas 51 viktima e qindra të plagosur.

Në këtë mbledhje që drejtohet nga kryeministri Rama, është i pranishëm edhe imami Elvis Naçi.

Teksa mori fjalën, Naçi, si fillim sqaroi se, pavarësisht se është në krah të Ramës, nuk do të merret kurrë me politikë, por do të bashkohet sa herë të jetë nevoja për të ndihmuar shqiptarët.

Naçi vlerësoi gjithashtu transparencën e fondeve të mbledhura, duke kërkuar që çdo qindarëke të kontrollohet dhe se ku do të shkojë.

?Më kanë akuzuar se merrem me politikë, por them këtu se jemi për tjetër gjë. S?kam lidhje me politikën, megjithëse jemi në tryezën e qeverisë. Dy gjëra më pëlqyen jashtëzakonisht, e para se këtu jemi të gjithë të barabartë dhe jemi përpjekur të gjithë për atë që ndodhi. Orë pas ore të gjithë pamë se situata nuk ishte aq e lehtë, por ishte alarmante. Duke qenë në një tryezë të përbashkët shpresoj që ata njerëz të ndihmohen më shpejt. Gjë tjetër e bukur është se jo vetëm që do bëhet transparencë, por ne do të kontrollojmë edhe transparencën e njëri-tjetrit në këtë tryezë.

Barazia në këtë tryezë, megjithëse në fusha të ndryshme, është hapi i parë që sa më shpejt, në mënyrë urgjente, por dhe profesionale, t?i shkojë ndihma atyre që janë në gjendje alarmante. Në këtë tryezë jo vetëm që do bëjmë transparencën e të gjithë atyre që janë mbledhur, por të të gjitha fondeve dhe që do të shohim ku do të shkojmë, pasi ky është amaneti i atyre që kanë mbetur jetimë”, tha Naçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga