LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drithëruese/ Vizatimi i fëmijës 8 vjeçar që humbi shtëpinë nga tërmeti

1 Dhjetor 2019, 08:03, Sociale CNA
Drithëruese/ Vizatimi i fëmijës 8 vjeçar që humbi

Një fëmijë 8 vjeçar nga Durrësi ka bërë një vizatim përmes të cilit ka treguar përjetimin e tij nga tërmeti.

Teksa ka vizatura një pallat, vogëlushi shkruan: Pallati i kuq po shembet nga tërmeti.

Djali ka humbur shtëpinë e tij dhe është strehuar në një banesë tjetër së bashku me familjen.

Ngacmuar nga ky vizatim fëminor CRCA/ECPAT Shqipëri po ndërmerr iniciativën e një mini-ekspozitë, për t?i dhënë një menyrë e dimension tjetër dhimbjes që përjetuan fëmijët në këtë situatë.

Ekspozita do të shërbejë jo vetëm për bamirësi, por edhe si një mënyrë e largimit të stresit dhe përjetimeve negative, për t?i dhënë mundësinë fëmiiëve që të tregojnë nëpërmjet vizatimeve dhe pikturave përjetimet e tyre të vërteta. Nga ana tjetër ajo do të tregojë edhe një moment jo pak të rëndësishëm në jetën e fëmijëve dhe vetë historisë së Shqipërisë.

?Me ndihmën edhe të eskpertëve, ne do të krijojmë një mini-ankand të këtyre vizatimeve, ku të gjitha të
ardhurat do t?i kalojnë familjeve të fëmijëve që kanë mbetur pa shtëpi nga tërmeti dhe pasojat e tij?, thuhet në njoftimin e CRCA/ECPAT./CNA.al

Lajmet e fundit nga