LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Valbona Sakos, reagon PD: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen Varfi njeriu i tenderave korruptiv

1 Dhjetor 2019, 15:31, Politikë CNA
Dorëheqja e Valbona Sakos, reagon PD: Qyteti në duart e Dakos, Zhyljen

Kryetari i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, ka reaguar lidhur me dorëheqjen e Valbona Sakos nga detyra e kryetares së Bashkisë. Xhaferri, shkruan se tashmë qyteti është sërish në duart e Vangjush Dakos.

Ndërsa thekson se me emërimin e Zhuljen Varfajt si kryetar bashkie në mënyrë provizore deri në zhvillimin e zgjedhjeve lokale, qytetarët nuk kanë asnjë lloj shërbimi.

?Durresi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotem te keshillit bashkiak njeriu me i afert i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive qe akoma sjane mbyllur ne prokurori, merr ne dore drejtimin e Bashkise. Doreheqjet e njepasnjeshme te Sakos,  dhe nen/kryetares Kondi ne te vertete tregojne shkermoqjen e Edi Rames, arkitektit te rrenimit te Durresit. Sot kemi anarki totale ne administrimin e qytetit se per vite te tera nuk i eshte sherbyer interesave te qytetareve, por vetem te grupeve kriminale. Kjo eshte arsye qe sot askush nuk eshte ne gjendje te sherbeje dhe jemi ne kushtet e ç?organizimit ku kudo qytetaret, ne te gjitha lagjet e qytetit, na thone se askush nuk i ka kontaktuar?, shkruan në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga