LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dorëheqja e Valbona Sakos/ PD: Durrësi i rikthehet Dakos

1 Dhjetor 2019, 14:22, Politikë CNA
Dorëheqja e Valbona Sakos/ PD: Durrësi i rikthehet Dakos

Dega e Partisë Demokratike në Durrës ka reaguar pas zgjedhjes së Zhyljen Varfi në krye të bashkisë së Durrësit.

Sipas PD, Varfi është njeriu më i afërt i Vangjush Dakos.

Në reagimin e PD, thuhet se dorehëqjet e njëpasnjeshme të Sakos dhe nën/kryetares Kondi në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Ramës, arkitektit të rrënimit të Durrësit.

?Durrësi i rikthehet Dakos. Me vendimin e sotëm të këshillit bashkiak njeriu me i afërt i Vangjush Dakos, Zhyljen Varfi apo njeriu i tenderave korruptive që akoma s?janë mbyllur në prokurori, merr në dorë drejtimin e Bashkisë. Dorëheqjet e njëpasnjëshme të Sakos,  dhe nën/kryetares Kondi në të vërtetë tregojnë shkërmoqjen e Edi Rames, arkitektit të rrënimit të Durrësit. Sot kemi anarki totale në administrimin e qytetit se për vite të tëra nuk i është shërbyer interesave të qytetarëve, por vetëm të grupeve kriminale. Kjo është arsye që sot askush nuk është në gjendje të shërbejë dhe jemi në kushtet e ç?organizimit ku kudo qytetarët, në të gjitha lagjet e qytetit, na thonë se askush nuk i ka kontaktuar?, thuhet në reafimin e PD, Durrës./CNA.al

Lajmet e fundit nga