LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

1 Dhjetor 2019, 07:48, Blog CNA
A shkakton ankth pirja e kafesë? Ja çfarë thotë shkenca

Burimi: Nicole Karlis, Salon.com

Duket sikur çdo vit një studim i ri bën bujë në media, duke deklaruar nëse kafeja është e mirë, apo e keqe për ne. Shumica e amerikanëve, janë të ndërvarur nga kjo pije. Sipas një studimi të vitit 2018, 64 përqind e të rriturve amerikanë konsumojnë rregullisht kafe.

Përtej pyetjeve mbi shëndetin fizik, kafeja mund të ndikojë qartazi edhe në shëndetin tonë mendor. Tek e fundit, ajo është një stimulant, që e ndryshon gjendjen tonë shpirtërore. Por a mund të shkaktojë ajo një gjendje ankthi tek ne?

Kjo pyetje është veçanërisht me vend tani, kur brezi i të rinjve të sotëm, i ka normalizuar diskutimet e hapura mbi shëndetin mendor, veçanërisht ankthin ose depresionin. Tani, shumë prej tyre kanë nisur të debatojnë, nëse kafeja mund të jetë një burim kryesor i ankthit.

Nikol Hernandez, një sipërmarrëse dhe hipnotizuese e çertifikuar, thotë se ndaloi të konsumuari kafe në gusht të këtij viti, për shkak të ankthit ekstrem që i shkaktonte dhimbje të forta në stomak, dhe rënien e madhe të flokëve.

?Brenda një muaji nga heqja dorë prej kafesë, dhimbja në stomak m?u largua, pa pasur nevojë të merrja mjekime të rregullta. Kur fillova të ndjehesha më mirë, fillova të pi rregullisht nga një

një filxhan kafe, dhe pikërisht në atë moment vura re se si kjo ndikoi në shtimin e ankthin tim?- theksoi ajo.

?Meqë zemra po më rrihte fort dhe mendja u stresua shumë, unë e kuptova se kafeja më shkaktoi një ndjenjë tronditjeje dhe frike….Ndihesha si e detyruar t?i realizoja shpejt punët e mia, sikur afati përfundimtar të ishte shumë pranë?- theksoi Hernandez.

Edhe Keti Ziskind, një terapeutiste familjare e liçensuar, hoqi dorë nga konsumi i kafes për shkak të ankthit. ?Unë zgjodha të mos pi kafe, pasi më shkaktonte në fakt më shumë ankth?- u shpreh Ziskind. ?Tani, për shkak se nuk pi më kafe, niveli im i ankthit është ulur në mënyrë drastike. Ndihem shumë më e qetë, dhe kam shumë më shumë energji për një kohë të gjatë?- shtoi ajo.

Duke pasur parasysh që po jetojmë në atë që është vlerësuar si Epoka e Ankthit, ndoshta ka kuptim që ankthi nuk frenohet nga kafeja, por përkundrazi nxitet prej saj, pasi dihet se shkakton rrahje të shpejta të zemrës. Por lënë mënjanë historitë anekdotale, a shkakton vërtetë ankth pirja e një filxhani kafe? Ja se çfarë thotë biokimia. Kur njeriu konsumon kafeinë, ajo lidhet me receptorët adenozinë në tru, gjë që e lejon dopaminën të qakullojë më butësisht në gjak.

Kjo është pjesërisht arsyeja pse disa studime kanë zbuluar se pirja e kafesë, mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit.

Gjithsesi, një studim i Institutit të Neuroshkencës së Universitetin Autonom të Barcelonës, dhe Institutit Karolinska (KI) në Suedi, zbuloi se konsumi afatgjatë i kafeinës, mund të përkeqësojë simptomat neuropsikiatrike, siç janë ato që gjenden tek ankthi.

Kafeina, promovon gjithashtu çlirimin e kortizolit, hormonit të stresit, i cili mund të çojë në

një reagim stresi në trup. Për disa njerëz, një reagim ndaj stresit është sinonim i ankthit dhe panikut. Dhe kjo mund të kontribuojë në ndryshimet e humorit.

Manuali Diagnostikues dhe Statistikor i Disrregullimeve Mendore (DSM-5), i botuar nga Shoqata e Psikiatërve Amerikane, dhe që përdoret nga profesionistët e kujdesit shëndetësor për diagnostikimin e çrregullimeve mendore, rendit 4 çrregullime të lidhura me kafeinën, përfshirë një çrregullim ankthi të shkaktuar nga vetë ankthi.

Një studim i vitit 2005, zbuloi se konsumi i tepërt i kafeinës, mund të çojë në simptoma që i ngjajnë kushteve psikiatrike si ankthi dhe psikoza. Në vitin 2018, studiuesit nga Italia dhe SHBA rishikuan dhjetëra studime, duke arritur në një përfundim shtrerrues në lidhje me kafeinën, kafenë dhe shëndetin.

Sipas tyre ?kafeja mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme?. Megjithatë, për shkak se disa individë reagojnë ndryshe nga të tjerët, mund të jetë e vështirë të përgjithësohen efektet që ka  kafeina në trupin e njeriut.

?Ato  ndryshojnë nga individi në individ, por konsumimi i një sasie më të madhe sesa norma juaj e zakonshme e kafeinës, mund t?ju bëjë të ndjeheni nervozë apo të acaruar, dhe mund të shkaktojnë një prodhim të tepërt të urinës apo rrahje të parregullta të zemrës?-deklaroi për gazetën ?The Washington Post?, studiuesja e kafeinës Megi Suini. ?Dhe për ata që kanë ankth ose pagjumësi, kjo mund të përkeqësojë simptomat e tyre?- theksoi ajo./Përshtatur nga CNA.al

 

Lajmet e fundit nga