LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijojnë lëkundjet sizmike në vend/ Ja ku ishte epiqendra

30 Nëntor 2019, 21:03, Sociale CNA
Vijojnë lëkundjet sizmike në vend/ Ja ku ishte epiqendra

Vazhdojnë të ndihen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë e Durrës. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tërmeti i regjistruar në orën 21:53 minuta, ka qenë me  magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter. Ndërkaq, epiqendra është në fshatin Hamallaj në Durrës.

Në 36 orët e fundit ka pasur tërmete të lehta që pasuan goditjet katastrofike të datës 26 nëntor dhe dy ditëve në vijim. Lëkundjet orët e fundit janë më të lehta.

Ekspertët theksojnë se aktiviteti sizmik ka ardhur në një rënie të fortë. Ato do vazhdojnë deri në qetësimin e plotë por kjo kërkon kohën e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga